Një pjesë e madhe e problemeve në fushën e mbrojtjes janë komplekse dhe kërkojnë zgjidhje komplekse. Në shkurt do të prezantojmë politikën e përgjithshme të kabinetit në Librin e Bardhë për Mbrojtjen, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në parlament gjatë debatit për votimin e mosbesimit ndaj qeverisë, për politikën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri ishte kategorik se vota e mosbesimit të kërkuar nga BSP, “Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë” nuk pasqyron gjendjen objektive të ushtrisë.
“Udhëheqja aktuale politike është e pabesueshme dhe e dëmshme, ministri i mbrojtjes është jo adekuat ndaj situatës politike dhe ushtarake si në fjalë ashtu edhe në sjellje dhe vet ai përbën një rrezik për sigurinë. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se për Bullgarinë është shumë më keq jo nëse qeveria largohet, por nëse qëndron”, tha në diskutimet Kristian Vigenin nga BSP.
Kreu i "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov e qortoi Tagarevin me fjalët: "Ju nuk i shërbeni Bullgarisë. Ju jeni nëpunës ukrainas dhe shërbimet duhet të merren me ju. Vendi juaj është në burg.”
Nga "Ka një popull të tillë" deklaruan se qeveria duhet të bjerë. “Prandaj ne do të mbështesim çdo votë mosbesimi, pavarësisht se për çfarë teme bëhet fjalë”, tha deputeti Grozdan Karaxhov.
Votimi do të realizohet 24 orë pas përfundimit të debatit parlamentar.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..