Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një autogol në sekondën e fundit e privoi Bullgarinë nga fitorja për Euro 2024

Foto: BGNES

Ekipi kombëtar i futbollit i Bullgarisë luajti një lojë të mirë, por përfundoi me rezultatin baras 2:2 me Hungarinë në një ndeshje kualifikuese evropiane në Grupin G. Pasi Bullgaria kryesonte me 2:1, një autogol e barazoi rezultatin në favor të ekipit hungarez. Për Hungarinë, kjo pikë është e çmuar sepse e kualifikon për në finalet evropiane. Pas ndeshjes Hungaria mbetet në krye të renditjes me 15 pikë, ndërsa Bullgaria është e fundit me 3 pikë.

Ndeshja  zhvillua në sfondin e një proteste të tifozëve kundër drejtuesve të Bashkimit Bullgar të Futbollit - BFS. Në qendër të Sofjes pranë stadiumit, trazirat nisën para ndeshjes dhe vazhduan deri në fund. Ka policë dhe tifozë të plagosur. Drejtuesit e BFS-së, të cilët e ndoqën ndeshjen nga tribunat e stadiumit të mbyllur për publikun, nuk pranuan të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre që çuan në protestë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Dimitrov

Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit

Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..

botuar më 25-09-24 1.30.MD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit

Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..

botuar më 25-09-23 5.55.PD

Bullgaria do të luajë në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Volejbollit

Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..

botuar më 25-09-22 2.57.MD