Fuqia dhe efekti i vërtetë i diplomacisë është kur ajo del përpara bombave dhe i pengon ato, tha presidenti Rumen Radev para konferencës "Luftërat dhe Paqja: A do të vijë koha e Diplomacisë?" Ngjarja organizohet nga Fondacioni “Fridrih Ebert”. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës shkaktoi kolapsin e sistemit global të sigurisë. Një synim kryesor është rivendosja e paqes si në Evropë ashtu edhe në Lindjen e Mesme, por arritja e tij kërkon një pikëpamje objektive dhe të paanshme, tha presidenti. Ai tha se para presidentit Vollodimir Zelenski theksoi, se nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit në Ukrainë dhe se duhet të negociohet një formulë racionale për paqen. Por nëse Ukraina dhe bota e qytetëruar pajtohen me territoret e pushtuara me forcë, kjo do të thotë se ne pranojmë se në kohën tonë është e mundur të zgjidhen çështje të tilla me forcë, shpjegoi Radev.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..