Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika e Stenli dhe teksti i Aleksandër Petrov në një takim të ri frymëzues

2
Foto: YouTube

Stanisllav Sllanev - Stenli është ndër autorët dhe interpretuesit më domethënës, të njohur dhe të dashur. Rruga e tij në muzikën bullgare është e ndritshme dhe zgjat më se katër dekada. Duke mbrojtur stilin e tij karakteristik, Stenlei nuk ndalet kurrë së kërkuari një tingëllim të ri. Më 22 nëntor, ai del në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje për një koncert special "Elektro".

Përveç grupit të muzikantëve me të cilët Stenli punon vitet e fundit, atij do t'i bashkohen edhe të ftuarit: Ljubo Kirov, Hristo Mutafçiev, B.T.R., Tangra, D2 dhe Jeremy?.

Spektakli audio-vizual do të prezantojë jo vetëm hitet e tij më të mëdha, por edhe të rejat, përfshirë këngë të pa publikuara. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë këngën më të re  "Dje", e cila është fryt i bashkëpunimit të këngëtarit me krijuesin e poezisë rok Aleksandër Petrov. Stenli është jo vetëm interpretues, por edhe kompozitor i muzikës së këngës.

"Dje" do të jetë një nga këngët e albumit të ri të Stenli, për të cilin muzikanti është duke punuar dhe premierën e të cilit po e presin me padurim të gjithë adhuruesit të muzikës së tij.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/ Stanisllav Sllanev - Stenli


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD