Vota lokale nuk ka ndryshuar qëndrimet politike në vend. Mbështetja për qeverinë bie në 20%. Mosbesimi ndaj procesit zgjedhor është i lartë. 47% mendojnë se vota lokale ishte e padrejtë, 19% janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të Qendrës Kërkimore “Trend”, të porositur nga kanali televiziv “24 Çasa”, një shumicë prej 59% mendojnë se votimi i përzier me letër dhe me makinë duhet të mbetet. 44% e të anketuarve nuk besojnë se vota lokale do të ndryshojë diçka në komunën e tyre. 29 për qind janë optimistë se do të ketë ndryshim, 16 për qind presin përkeqësim. GERB mbetet forca e parë politike me mbështetje prej 24.7%. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” ka 17,9%, “Vëzrazhdane” është e treta me 15,4%, pasuar nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ me 13.3% për qind, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ me 9.4% dhe "Ka një popull të tillë" /ITN/ me 4.4%. 30 për qind e votuesve duan zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për 47% nuk ka nevojë për votim të ri.
Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..
Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..