Samantha Fox po viziton Bullgarinë për shfaqjen e saj "Disko diva" në një klub kryeqytetas. Ylli britanik i diskos do të performojë hitet e saj më të mëdha dhe disa nga këngët e saj të reja nga albumi i saj i ardhshëm. Para saj në skenë do të dalë artistja e njohur bullgare e estradës Irina Florin dhe grupi i saj.
“Për herë të parë e kam vizituar Bullgarinë në vitin 1986. Ishte diku buzë detit. Nuk kam menduar kurrë që vendi juaj ka plazhe kaq të bukura”, tha Fox për bTV. Sipas saj, që nga atëherë ajo e ka vizituar vendin tonë edhe 6-7 herë të tjera.Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..