Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Traditat austriake të Krishtlindjeve shfaqen në Burgas

13
Foto: BTA

Lodrat e vjetra të Krishtlindjeve me një histori të pasur dhe interesante mund të shihen për herë të parë në Bullgari. Ato janë pjesë e ekspozitës “Si i festojnë Krishtlindjet në Austri” në Muzeun Etnografik të Burgasit. Iniciatorja e aktivitetit është Doc.Dr.Radostina Ivanova-Mishineva, konsull nderi i Austrisë në Burgas, dhe realizimi i tij është në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Sindikatës Kulturore "BLAUES FENSTER"-Wagrain dhe Muzeut Historik Rajonal në qytetin tonë bregdetar.


Janë ekspozuar 38 eksponate nga koleksioni i Muzeut të Natës së Heshtur /“Silent Night Museum”/ dhe Muzeut të Shtëpisë Waggerl /Waggerl House Museum/ në qytetin austriak të Wagrain.

Lodrat e Krishtlindjeve janë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të. Të gjitha ato janë të dizajnuara për të dekoruar shtëpinë dhe pemën e Krishtlindjes dhe mbajnë shumë simbolikë në vetvete.

Përgatitjet për Krishtlindje në Austri nisin më 6 dhjetor, kur, ashtu si në Bullgari, festohet Dita e Shën Nikollës. Sipas traditës austriake, në këtë ditë zbukurohet pema e Krishtlindjes dhe poshtë saj vendosen dhuratat e gatshme dhe të mbështjella të Krishtlindjeve.


Ekspozita “Si i festojnë Krishtlindjet në Austri” do të qëndrojë në Muzeun Etnografik në Burgas deri në mars të vitit 2024. Në javët në vijim ajo do të shoqërohet nga një treg austriak i Krishtlindjeve, ku mund të provoni një gotë Glühwein aromatike – verë të gatuar në shtëpi për Krishtlindje me kanellë dhe karafil, dhe bukë tradicionale austriake me fruta të thata.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Foto: BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria veriore është më e kërcënuar nga përmbytjet

Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..

botuar më 24-09-08 10.15.PD

Haskovo tërheq adhuruesit e betejave airsoft dhe përjetimeve emocionuese me rastin e festës së qytetit

Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..

botuar më 24-09-07 7.30.PD

Një festival ekologjik në Ellhovo prezanton ushqim të pastër nga fermat në rajon

Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..

botuar më 24-09-06 5.25.PD