Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Black Friday” në Bullgari – mes mashtrimit tregtar dhe përfitimit për konsumatorin

Iniciativa në vendin tonë rritet në "Black Weekend" madje edhe në "Black November"

Foto: Pixabay

Fushata e blerjeve të volitshme e njohur si "Black Friday" ose "E Premtja e Zezë" po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në Bullgari. Me planifikim dhe gjurmim të kujdesshëm të ofertave, konsumatorët mund të sigurojnë produkte me çmime të jashtëzakonshme, thonë ata që nuk kanë hasur mashtrime tregtare në Bullgari. Gjithsesi, ne duhet ta shikojmë këtë ditë si një marifet marketingu të planifikuar mirë për të tërhequr më shumë përdorues të rinj. Ekziston edhe një nxitje psikologjike për të blerë, pasi shitësi me pakicë njofton se artikujt promovues të "Black Friday" janë në dispozicion vetëm në sasi të kufizuar. Shumë herë rezulton se në ditë të tilla njerëzit drejtohen në blerje të panevojshme, vetëm dhe vetëm për shkak të çmimeve të volitshme.

Kompanitë e “Black Friday” janë tashmë të njohura në vendin tonë dhe ka një interes të madh nga ana e konsumatorëve dhe tregtarët po përpiqen të përfitojnë nga kjo për të arritur më shumë fitime”, thotë Gabriella Rumenova, mbrojtëse e të drejtave të klientit dhe moderatore e platformës së internetit "Ne, përdoruesit":

“Kur veprojnë me ndershmëri, me kushte të shprehura hapur për konsumatorët e tyre, nuk ka asgjë të keqe, sepse konsumatorët e shohin fushatën si një mundësi jo vetëm për të blerë diçka për të cilën kanë kursyer para, por edhe për të siguruar dhuratat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në këtë mënyrë, ata janë të sigurtë se do të jenë më të qetë në zgjedhjen e dhuratës më të përshtatshme dhe njëkohësisht, nëse bëjnë blerje online, kanë garanci se ajo do të mbërrijë para festës. Pra, kur tregtarët veprojnë në mënyrë të ndershme dhe të hapur dhe janë të drejtë me klientët e tyre, fushata ka rezultat.

Njerëzit janë gjithnjë e më shumë të orientuar drejt blerjeve në internet, dhe shumë nga zbritjet janë në dyqanet online. Por të gjitha sondazhet përfaqësuese me temën e “Black Friday” tregojnë se njerëzit në vendin tonë ende preferojnë të bëjnë blerje në dyqanet fizike. Sidoqoftë, nuk janë të paktë përdoruesit e orientuar drejt faqeve online dhe ne mund t'i paralajmërojmë ata për gjërat kryesore që duhet të kenë kujdes. Para së gjithash, ata duhet të studiojnë me kujdes faqen nga ku do të blejnë një produkt të caktuar. Ne rekomandojmë që ata t'u besojnë tregtarëve që njohin pasi ata e kanë vërtetuar tashmë besnikërinë e tyre. Gjatë fushatave të tilla shfaqen shumë tregtarë të rinj të cilët ndonjëherë nuk respektojnë legjislacionin. Dhe ka edhe persona të tillë në dyqane online dhe faqe online që nuk kanë ndërmend të shesin një produkt ose tjetër, por përkundrazi ata synojnë të arrijnë te fondet e njerëzve ose të vjedhin të dhëna e tyre personale. Njerëzit le të përfitojnë nga çmimet e volitshme, por të bëjnë kujdes dhe të kontrollojnë tregtarët, si dhe karakteristikat e mallrave që ata ofrojnë", kujton Gabriella Rumenova. Dhe nëse hasim një tregtar jokorrekt, është mirë të kërkojmë të drejtat tona duke duke kërkuar ndihmë nga organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve.

Sipas një sondazhi të qëndrimeve të konsumatorëve rreth "Black Friday" para Covid-19, njerëzit në Bullgari ishin të gatshëm të shpenzonin rreth 400 leva mesatarisht për blerje. Gjatë viteve të pandemisë, sasia ra, por tani po dëshmojmë një kthim në nivelet para pandemisë – statistikat e sakta do të jenë të qarta në fund të vitit.

“Black Friday” këtë vit, përveç më shumë klientë, tërheq edhe më shumë tregtarë që ofrojnë ulje çmimesh dhe jo vetëm brenda një dite specifike, por zgjasin kohën në formën e “Black Weekend” dhe madje edhe “Black November”. Më 25 nëntor do të ketë ulje çmimesh në dyqanin e Velisllava Bllagoevës. Ajo është ndër të paktat importuese të patinave nga Gjermania në vendin tonë dhe për herë të parë përfshihet në këtë fushatë:

“Ne nuk i ulim çmimet aq sa presin njerëzit. Shumica e klientëve presin ulje prej 50-60 për qind edhe më shumë madje, por zbritjet tona janë shumë më të vogla - thotë Velisllava. – Ne nuk mund të përballojmë ulje të mëdha. Nuk pres më shumë klientë të rinj në ditën e uljeve, nuk po kërkoj popullaritet dhe reklamë. Përkundrazi, i ulim çmimet për hir të klientëve tanë të rregullt, të cilët do të përfitojnë nga një lloj zbritjeje”, tha shitësja për Radio Bullgarinë.

Foto: Pixabay
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Motoja "ZOT MBROJE BULLGARINË" po rikthehet në monedhën bullgare prej 2 eurosh

Kur Bullgaria i bashkohet eurozonës dhe ka monedha me karakteristika kombëtare bullgare, në monedhën prej 2 eurosh do të vendoset imazhi i Shën Paisit. Në buzë të monedhës do të shkruhet me shkronja kapitale: "ZOT MBROJE BULLGARINË". Kjo moto u përdor..

botuar më 25-05-19 11.09.PD

Shpenzimet u rritën me 13% dhe të ardhurat me 15% për tremujorin

Të ardhurat mesatare tremujore totale për person në një familje në Bullgari në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 3271 leva (1672 euro) dhe u rritën me 15.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e monitorimit..

botuar më 25-05-16 2.18.MD
Polina Karastojanova

Industria e turizmit pret një sezon veror të frytshëm dhe është gati për euron

Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë. "Disponojmë të gjitha parakushtet e nevojshme në aspektin e klimës, përgatitjes nga investitorët dhe..

botuar më 25-05-16 12.01.MD