Anija cisternë “Central Park” me dy marinarë bullgarë, e cila u rrëmbye dje, 26 nëntor, nga sulmues të armatosur të panjohur në Gjirin e Adenit, tashmë është në vend të sigurt. Anija u lirua pasi një luftanije amerikane iu përgjigj një thirrjeje fatkeqësie, raportuan Reuters dhe Guardian, duke cituar autoritetet amerikane.
Cisterna tregtare është e ngarkuar me acid fosforik, lundron nën flamurin e Liberisë dhe është nën menaxhimin e kompanisë shumëkombëshe të anijeve "Zodiac Maritime" - pjesë e "Zodiac Group" të miliarderit izraelit Eyal Ofer. Supozohet se kjo është arsyeja se pse anija u bë shënjestër e një sërë sulmesh në Jemen lidhur me luftën midis Hamasit dhe Izraelit.
Një javë më parë, rebelët jemenas Houthi kapën një anije mallrash të destinuar për në Izrael në pjesën jugore të Detit të Kuq, kapiteni dhe ndihmësi i tij i parë i së cilës janë shtetas bullgarë.Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Gjykata e Qytetit të Sofjes hodhi poshtë kërkesën e kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, për të ndryshuar masën e tij parandaluese "arrest në paraburgim" dhe e la atë në paraburgim, raportoi BTA. Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të..
Christine Lagarde deklaroi se anëtarësimi në zonën e euros do t’i sjellë Bullgarisë stabilitet si pjesë e zonës valutore. Kjo është detyra kryesore e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 22°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë më shpesh të konsiderueshme. Në..
Anna-Maria Hallaçeva, doktorante në Institutin për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit të..