Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në disa lokalitete për shkak të kushteve të rënda atmosferike të shkaktuara nga reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës. Dita do të mbetet jomësimore për nxënësit e mbi 280 shkollave në trembëdhjetë rrethe.
Punonjësit e Drejtorisë "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë" i janë përgjigjur 1076 sinjaleve gjatë 24 orëve të fundit. 191 ekipe janë përfshirë në likuidimin e aksidenteve për shkak të kushteve të vështira atmosferike, 288 persona janë evakuuar, njofton MPB. Janë shuar 55 zjarre dhe janë kryer 1007 operacione shpëtimi dhe ndihmë.
Situata është më e rëndë në Bullgarinë Verilindore, ku është shpallur kod i kuq për mot të rrezikshëm. Në shumë fshatra të Varnës ende nuk ka energji elektrike dhe ujë dhe ato mbeten të paarritshme.
Vështirësi ka edhe në linjat hekurudhore në vend - disa trena nuk do të lëvizin, dhe disa të tjerë, si ata të shpejtë nga Sofja deri në Varna dhe nga Varna deri në Sofje, vonohen me gati dy orë e gjysmë.
Tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdojnë punën për eliminimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa vende për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në ditët e fundit, tha zv. ministri i energjisë Krasimir Nenov. Sipas tij, Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike tashmë ka hequr pjesën më të madhe të dëmeve.
Në territorin e Sofjes janë pranuar mbi 1500 raporte për pemë dhe degë të rëna, tha Teodora Polimerova, drejtoreshë e Drejtorisë "Klima, Energjia dhe Ajri" në Bashkinë e Sofjes.Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi, ndërsa pas mesditës në shumë zona të Bullgarisë..
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova do të vizitojë Bullgarinë më 13 shtator, njoftoi BTA, duke cituar informacione nga Zyra e Presidentit në Shkup. Në kuadër të vizitës së saj në kryeqytetin bullgar,..
Gjykata e Lartë Administrative hodhi poshtë ankesën e koalicionit rreth Ahmed Dogan - "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS", kundër refuzimit të KQZ-së për ta regjistruar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 27 tetorit. Vendimi vjen vetëm një..
Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..