Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koprivlen - jeta në një fshat bullgar në rrëzë të Pirinit

Afërsia me qytetin Goce Dellçev dhe pikën kufitare "Ilinden" është arsyeja që i bën disa nga të rinjtë të qendrojnë atje

Foto: Arkiva

Pas luftërave ballkanike, shumë refugjatë nga Maqedonia e Egjeut u larguan nga vendet e tyre të lindjes dhe u drejtuan për në Bullgarinë e lirë. Një pjesë e madhe u vendos në rajonin Gocedelçevo, dhe një nga fshatrat me të ardhur është Koprivlen, i fshehur në shpatet lindore të Pirinit, në 500 m mbi nivelin e detit. Në dekadën e dytë të shekullit të kaluar, në të jetonin njerëz nga rreth 20 vendbanime që ndodheshin në territorin e Greqisë së sotme. Ata e zgjodhën atë sepse toka përreth është pjellore dhe ndodhet në rrugën kryesore që lidh Goce Dellçev (7 kilometra nga vendbanimi) me qytetin grek të Drama.

Një nga detyrat e para të njerëzve ishte ndërtimi i një shkolle dhe një tempulli. Për këtë qëllim, në vitin 1921, ata përdorën ndërtesën e një kafeneje të dikurshme turke - një nga dhomat e saj u shndërrua në shkollë, dhe tjetra në një dhomë lutjesh. Vazhdoi të punojë deri në vitin 1996, kur hapi dyert manastiri “Shën Gjergji”, që ndodhet dy kilometra larg fshatit.

Kisha

"Kohët ndryshojnë, por besimi mbetet  i njëjtë" - shpjegoi At Atanas Zllatev pak kohë më parë, në një dokumentar të BNT për fshatin.

Sot në Koprivlen jetojnë mbi 1200 banorë dhe ndonëse është ndër më të populluarit në rajon, ai vuan edhe nga problemi kryesor i vendbanimeve të ngjashme në vendin tonë – numri i vogël i njerëzve në moshë të re të aftë për punë. Numri i lindjve është shumë i ulët - këtë vit ka lindur vetëm një fëmijë në fshat:

“Për shkak të mungesës së vendeve të punës, të rinjtë deri në moshën 30 vjeç janë shpërngulur dhe jetojnë në Sofje, Plovdiv, Varna, dhe shumë fëmijë kanë shkuar të punojnë edhe jashtë vendit”, thotë në një intervistë për BNR sekretari i Bibliotekës "Vëzrazhdane 1927" Marija Çorleva, por nuk e fsheh as lajmin e mire - gezon fakti qe vitin e kaluar 2-3 familje me femijet e tyre u kthyen ne fshat. Nese deri para pak kohësh ne Koprivlen shiteshin 20-30 shtepi, për shkak të afërsisë me qytetin Goce Dellçev, tashmë nuk kanë mbetur më në shitje”.


Përveç qytetit, punë ka edhe në fshatin fqinj Novo Leski, ku ka hapur dyert një ndërmarrje ambalazhimi letre. Maria shpreson se kjo do të motivojë më shumë të rinj që të shohin një perspektivë në rajon dhe të qëndrojnë në fshatin Koprivlen:

“Në Bullgari pagesa është më e mirë në qytetet e mëdha dhe në Sofje, por nga jeta që kam bërë deri më tani, mendoj se as paratë nuk janë shumë, sepse nëse duhet të paguash 1000 leva për qera, më mirë të jetosh në shtëpinë e prindërve në qytet ose në fshat më të vogël, për të mos thënë që edhe çështja e kopshtit dhe shkollës kanë vështirësitë e tyre."

Marija Çorleva- sekretare e Bibliotekës (në mes)

Vendkalimi kufitar “Ilinden-Eksohi” është vetëm 12 kilometra larg Koprivlenit. Që kur u hap zyrtarisht në 2005 zona u gjallërua, njerëzit kalojnë shpesh kufirin - për punë, për pazar ose për t'u çlodhur në Detin e Bardhë, dhe krahasimi midis vendbanimeve në dy vendet fqinje është i pashmangshëm. “Fshatrave grekë gjithashtu u mungojnë vende pune dhe shumë nga të rinjtë në to kërkojnë punë në Drama, Selanik, Kavala” – tregon Marija. Sipas saj, centralizimi i shumicës së shërbimeve dhe mundësive të punësimit në qytetet e mëdha është një politikë e pasaktë shtetërore që po dënon fshatrat.

“Fshatrat tanë janë të trishtë se ka shumë shtëpi të shkreta. Njerëzit janë pleq dhe largohen nga kjo jetë, ndërsa trashëgimtarët e tyre nuk janë këtu, pronat janë të stërmbushura me barërat e këqija dhe nuk ka kush t'i mirëmbajë dhe prandaj duken aq jomikpritëse. Unë edhe t dua të bëj diçka nuk e bëj dot vetë. Përveç të rinjve kemi edhe persona që janë në moshë para pensioni, të cilët gjithashtu nuk duan të kthehen pasi duan të mbushin vitet e punës për të marrë një pension më të mirë”.


Sekretari i Bibliotekës tërheq vëmendjen për një tjetër veçori të fshatit:

“Në Koprivlen ka shumë persona të moshës 45-50 vjeç që nuk kanë krijuar familje, arsyet ndoshta janë të ndryshme për të gjithë, por nëse këta njerëz kanë familje me nga dy fëmijë, do të jetë ndryshe. Por jo të gjithë mund ta gjejnë partneritn e tyre në jetë."

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Koprivlenit, në Bibliotekën vendase është krijuar një kënd i veçantë, ku fotot, objektet dhe veshjet e vjetra tregojnë për mënyrën e jetesës dhe jetën e banorëve të Koprivlenit.

Autori: Joan Kolev (bazuar në materialin e Valeri Lekov BNR - "Hr. Botev")

Foto: Valeri Lekov, Biblioteka "Vëzrazhdane 1927", arkiva

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD

Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës

Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça.    Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..

botuar më 24-10-21 3.10.MD

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD