Dy nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop bullgare - Miro dhe Maria Ilieva - regjistruan këngën e tyre të parë së bashku, të titulluar "Nëse nesër nuk ka sot". Të dy thonë se krijimi i saj ka ndodhur krejt natyrshëm dhe në vetëm pak ditë. Dëshira e tyre është që nëpërmjet muzikës t'u drejtohen me dashuri dhe mirënjohje njerëzve të tyre të dashur.
Ata e kanë krijuar muzikën dhe tekstin së bashku, ndërsa për aranzhimin e versionit audio kanë punuar me Georgi Strezov.
"Gjithmonë kam dashur të punoj me Miron, sepse e admiroj talentin, energjinë dhe ndjenjën e tij për botën. Dhe jam pafundësisht e lumtur që më në fund kjo ndodhi në këtë mënyrë magjike", thotë Maria Ilieva.
E presim muajin korrik me këngën me të njëjtin emër nga grupi P.I.F. E krijuar një dekadë më parë, "Korriku" edhe sot na sjell freskinë verore me lehtësinë e tingujve regae. Muzika dhe teksti janë të frontmenit të grupit, Dimo Stojanov. Edhe..
Sonte në orën 20:00, në sheshin përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes, do të mbahet koncerti i Orkestrës legjendare të Duke Ellington, i organizuar nga Akademia Kombëtare e Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov" në partneritet me..
Pas një serie të suksesshme të versioneve cover , DEEP ZONE Project e fillojnë verën me një këngë të re, krejtësisht origjinale. Përderisa muzika e "Mos më zgjo" u krijua nga vetë grupi, në tekstin ndihmuan Roberto Nikollov dhe Vanja Shtereva...
Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe..
Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u..