Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni i Buxhetit miratoi në lexim të parë buxhetin e shtetit

Foto: BGNES

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa miratoi në lexim të parë Ligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2024. Projekti u mbështet nga PP-DB, GERB-SDS dhe DPS. Megjithatë, GERB-SDS e cilësoi si “kompromis” dhe kritikoi deficitin e caktuar prej 3%, i cili sipas tyre duhet të jetë më i ulët. Buxheti u kritikua ashpër nga "Vëzrazhdane", BSP për Bullgarinë dhe ITN për shkak të politikës sociale dhe nivelit të lartë të borxhit.

"Mbajtja e një deficiti zero për qind ose një për qind është një politikë e varfërisë së qëndrueshme... Nëse duam që Bullgaria të arrijë vërtet hapin e Evropës, duhet të bëjmë diçka ndryshe nga ajo që është bërë vitet e fundit dhe madje dekadat e fundit”, tha ministri i financave Asen Vasilev para komisionit, transmetoi BTA.

Komisioni Parlamentar Social miratoi në lexim të parë projektbuxhetin e Sigurimeve Shoqërore të Shtetit. Ai parashikon që nga 1 korriku i vitit të ardhshëm të gjitha pensionet e dhëna deri në fund të vitit 2023 të përditësohen me 11%. Nga e njëjta datë, shuma minimale e pensionit për stazh pune dhe moshë do të rritet nga 523,04 leva në 580,57 leva. Shuma maksimale e një ose më shumë pensioneve të marra mbetet 3400 leva. Pensioni social për pleqërinë do të rritet në 307,07 leva, raportoi gazetarja e BNR Rumjana Vasileva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë për kërkesën e Rumen Radevit për heqjen e disa amendamenteve të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..

botuar më 24-11-22 9.03.PD

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD