Nga 1 dhjetori 2023, në qendër të Sofjes do të hyjë në fuqi një zonë me emetim të ulët, e cila do të jetë në fuqi deri më 28 shkurt 2024, në të ashtuquajturën "unazë e vogël", transmetoi BNR - Radio Sofja. Në kryqëzimet ku hyhet në “unazën e vogël” duhet të ketë tabela në bullgarisht dhe anglisht. Ndalimi do t’u përkasë makinat e grupit të parë të ndotjes së mjedisit. Qëllimi është përmirësimi i cilësisë së ajrit në pjesën qendrore të qytetit, e cila është edhe zona më e ngarkuar. Kamerat do të monitorojnë për shkelësit. Gjoba është nga 50 leva (rreth 25 euro) deri në 500 leva (rreth 250 euro). Do të ketë përjashtime për personat me regjistrim adresash në zonë dhe për personat me aftësi të kufizuara. Kufizimet do të jenë në fuqi për tre muajt e dimrit - nga 1 dhjetori deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm.
Pritet që në vitin 2025 zona të zgjerohet.
Makinat janë ndotësi i dytë më i madh pas ngrohjes shtëpiake.
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim të hapur të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Kjo do të thotë që një megavat-orë do të..
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryeministri Rosen Zheljazkov vizituan Uzinën Ushtarake “Arsenall” në Kazanllëk. Menaxhmenti i kompanisë prezantoi aftësitë teknologjike të uzinës, kapacitetet kryesore të prodhimit, si dhe proceset..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..