Bullgaria shënon Ditën Botërore të SIDA-s me një sërë iniciativash. Dita shënohet që nga viti 1988 me iniciativën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me qëllim që të përqendrohet vëmendja e shoqërisë në përhapjen e sëmundjes, si dhe për të luftuar paragjykimet ndaj bartësve të virusit.
Nga fillimi i këtij viti në Bullgari janë konstatuar 228 persona të rinj HIV seropozitiv, ndërsa për periudhën 1986 – 24 nëntor 2023 personat e regjistruar në Bullgari me HIV janë gjithsej 4276. Po vazhdon tendenca që numri i meshkujve të sapo regjistruar të jetë shumë herë më i madh se ai i femrave të infektuara. 90.8% e të saporegjistruarve janë infektuar seksualisht. Shumica e të infektuarve rishtazi me HIV janë kryesisht në qytetet e mëdha - Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, raportoi Inspektorati Shëndetësor Rajonal-Kjustendill.Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..