Krishtlindja përrallore e Kjustendillit nis më 2 dhjetor me ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes në sheshin e qytetit “Vellbëzhd”. Zbukurimet festive do të ndriçojnë edhe në disa vende të tjera më të gjallëruara në pjesën qendrore të qytetit.
Një qytet Krishtlindjeje në qendër të Kjustendillit do të ringjallë traditën e dekadave të mëparshme, kur tregtarët dhe prodhuesit organizonin dhe ofronin një sërë mallrash, ushqimesh dhe kulinari, prodhime vendase, verë dhe pije, suvenire dhe dhurata. Veraria e famshme "Sam dojdoh", ku qindra banorë të qytetit Kjustendill pritën Mijëvjeçarin, gjithashtu pritet të hapet sërish, raportoi korrespondenti i BNR-së në qytet Kirill Falin. Në qytetin e Krishtlindjes do të ndërtohen 16 shtëpi prej druri, dy prej të cilave do të jenë punishte për suvenire, ku fëmijët do të mund të bëjnë zbukutime të ndryshme për festat e fundvitit.
Foto: Bashkia e Kjustendillit - arkiva
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..