Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ndërtesë emblematike e Sofjes do të zgjohet për një jetë të re

Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes
Foto: BTA

Një nga godinat emblematike në pjesën qendrore të kryeqytetit po përgatitet për një jetë të re. Tregu i parë modern i mbyllur me produkte mishi, qumështi, peshk dhe perime në Sofje po i nënshtrohet restaurimit në shkallë të gjerë, që tashmë ka arritur në një fazë të avancuar. Janë restauruaer dhe pastruar pllakat origjinale gëlqerore, janë restauruar stemat në hyrjet e fasadave lindore dhe perëndimore, si dhe kulla e sahatit në hyrjen kryesore. Pasi kishte mbetur i ngrirë për 40 vjet, sahati do të matë sërish orën.

Për t'u rikthyer në pamjen e tij origjinale, shatërvani i ndërtesës do të jetë i veshur me mermer jeshil nga India. Rikonstruksioni i çatisë nga ana tjetër është kryer me materiale efektive energjetike.

Për shkak të arkitekturës së saj të jashtëzakonshme, vepër e Naum Torbovit, i lindur në afërsi të qytetit të Manastirit, Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare në vitin 1955.

Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes do të hapi dyert në fund të prillit ose në fillim të majit 2024, siguroi drejtori ekzekutiv i zinxhirit të hipermarketeve që bleu godinën. Fondet e investuara për blerjen arrijnë në 35 milionë leva, ndërsa me ato të investuara për restaurim do të arrijnë në 50 milionë leva.

Foto: BTA, BGNES

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD