10-vjeçarja Darija Stojanova nga Varna performoi shkëlqyeshëm me këngën "Ciao Evropa" /”Përshëndetje, Evropa/, e cila ishte në krye në klasifikimin e përkohshëm në festivalin e muzikës për fëmijë "Monedha e Artë", që u mbajt në Bolonjë të Italisë. E pyetur, si folësja më e mirë në gjuhën italiane se për çfarë bëhet fjalë në këngën "Përshëndetje, Evropa", të cilën ajo e këndoi me Elizën nga Shqipëria dhe Aleksandros nga Greqia, Darija shpjegoi: "Ka të bëjë kryesisht me të gjithë planetin, me gjithë Tokën, si dhe me paqen". Së bashku me Elizën dhe Aleksandros, Darija është ambasadore e “Monedha e Artë” në shkollat anembanë botës.
Nëntë vjeçari nga Napoli Salvatore fitoi edicionin e 66-të të festivalit, megjithëse sipas idesë së "Monedha e Artë", fitues është i gjithë festivali, raportoi korrespondentja e BNR në Itali, Elena Shahanova.Kompozitori, dirigjenti dhe folkloristi i shquar Filip Kutev krijon një sintezë emblematike midis muzikës popullore bullgare dhe asaj klasike. Fillimi është vënë në vitin 1951, kur është themeluar Ansambli Shtetëror për këngë dhe valle popullore (sot..
Mungesa e kuadrove – një nga problemet kryesore në tregun e punës në Bullgari – del në pah në mënyrë tepër të qartë nëse hedhim një sy mbi përbërjen e orkestrave simfonike në kryeqytet dhe në provincë. Rreth 50 me 50 është raporti midis bullgarëve dhe të..
I themeluar në vitin 1995 nga Rozi Karasllavova, gjatë tri dekadave të fundit, Grupi Vokal "Bon-Bon" krijoi një emër si një shkollë profesionale për këngëtarë të vegjël (dhe tashmë edhe më të rritur), duke ofruar një repertor të gjerë me një tingull..
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i..