Filloi një seri festash të mrekullueshme gjatë muajit dhjetor, të cilat do të na çojnë drejt dritave dhe momenteve të përbashkëta të rehatisë dhe dashurisë me njerëzit më të afërt në prag të Krishtlindjeve.
“Varvara gatuan, Sava pjek, Nikolla pret mysafirë” – kështu populli ynë i përshkruan tri festat në fillim të muajit të fundit të vitit.
E para në seri është e ashtuquajtura Varvara ose Krishtlindjet e Grave. Më 4 dhjetor, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e dëshmores së madhe të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës i kanë prerë kokën për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV. Emri Krishtlindja e Grave vjen nga një zakon në Bullgarinë Perëndimore, sipas të cilit vajzat e veshura me rrobat e tyre më të bukura dhe vajzat më të reja, me çanta të varura mbi supe, shkojnë shtëpi më shtëpi dhe këndojnë këngë-bekime, duke uruar shëndet dhe pjellori. Populli beson se dita dhe nata takohen në Varvara, d.m.th. bëhen të barabarta dhe që nga ajo ditë e deri në Ditën e Ignat Hyjmbajtësit, ose Ingazhden, /20 dhjetor/ dita “ngrihet” sa maja e gjilpërës.
Sipas besimeve popullore Shën Varvara, Shën Sava dhe Shën Nikolla kanë lidhje fisnore. Në përfytyrimet e popullit bullgar Sava, të cilën e nderojmë me 5 dhjetor, zakonisht është grua, motra e Varvarës, ndërsa Nikolla është vëllai i tyre. Populli ynë e përshkruan Varbarën si mbrojtësen e fëmijëve nga sëmundjet (lia), ndërsa Shën Sava sundon mbi murtajën. Për të mos i zemëruar motrat, në disa rajone të Bullgarisë ka traditë që në këtë ditë të mos preken gërshërët, gjilpërat, thikat etj. Në fshatra të tjera Dita e Savës /Savinden/ i kushtohet kujtimit të të vdekurve - gratë ziejnë grurë dhe bëhen shërbesa përkujtimore. Gjithashtu kryhet një ritual i pjellorisë - në lindjen e diellit, njerëzit pa fëmijë shoshitin miellin përmes një site të kthyer përmbys. Më pas gatuajnë dhe pjekin bukë ceremoniale, të cilën e shpërndajnë në udhëkryq me besimin e fortë se kjo do t’ua “kthejë” fatin.
Shën Nikollën Mrekullibërësin e nderojmë më 6 dhjetor. Shenjtori mbrojtës i peshkatarëve dhe bankierëve është në fakt edhe arketipi i plakut të mirë, të cilin çdo fëmijë e pret me dëshirë të madhe në Krishtlindje.
Dihet pak që imazhi i Plakut të Vitit të Ri lidhet me Shën Nikollën Mrekullibërës, i quajtur kështu për shkak të mrekullive të shumta që ai bëri jo vetëm gjatë jetës së tij, por edhe pasi u largua nga kjo botë. Një nga tregimet më të njohura të përshkruara në jetën e shenjtorit është fitorja e tij e mrekullueshme mbi stuhinë e detit, të cilën ai e zbuti me lutje.
Në folklorin bullgar, shenjtori ka krahë, gjë që i jep atij tipare të përafërta me imazhin mitik të njeriut-dragoi. Etnografët kanë regjistruar legjenda që tregojnë se si Shën Nikolla është në një tryezë, kur një stuhi shpërthen në det. Shën Nikolla "bie në gjumë", por në të vërtetë fluturon për të shpëtuar njerëzit në telashe. Për këtë tregohet në një këngë të bukur popullore, e cila interpretohej në Ditën e Shën Nikollës gjatë vaktit festiv, "Shën Nikolla farkëtoi një kalë ".
Lexoni më shumë për traditat dhe zakonet bullgare në lidhje me kremtimin e shenjtorëve Varvara, Sava dhe Nikolla KETU.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..
Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm..