Ansambli vokal Cantanti DAI MONTI VERDI do të interpretojë mbrëmjen e sotme në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare muzikë arkaike nga artistë franko-flamandë, spanjollë dhe sllavo-lindorë. Koncerti i tij “De este a oeste” ("Nga Lindja deri në Perëndim") është përzgjedhur për të qenë pjesë e Ditës së Muzikës së Krishtlindjeve të Euroradio dhe do të luhet më 17 dhjetor për dëgjuesit në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi.
Cantanti DAI MONTI VERDI u themelua në vitin 2017 nga Severin Vasilev dhe kryen vepra kryesisht të shekujve 16 dhe 17. Ansambli, i cili përfshin muzikantë profesionistë me interpretime të shumta solo, dhome dhe korale, bashkëpunon me interpretues të shquar në fushën e muzikës arkaike brenda dhe jashtë vendit.Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..