"Nuk heq dorë nga synimi im që Bullgaria dhe Rumania të bëhen pjesë e Shengenit akoma këtë vit, tha komisionerja evropiane për punë të brendshme Ylva Johansson para takimit të sotëm të Këshillit të BE-së, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Nuk pritet të votohet për një vendim për anëtarësimin e dy vendeve, por vetëm një debat për përgatitjen e tyre. Komisionerja evropiane kujtoi "misionin e suksesshëm të konstatimit të fakteve në Bullgari" dhe siguroi se do të tregojë se sa të përgatitura janë Bullgaria dhe Rumania."
“Ne do të vazhdojmë të komentojmë dhe mbledhim të gjitha vlerësimet, do të konstatojmë progresin e të dy vendeve dhe nevojën për të gjeneruar një Evropë më të fortë. Nuk ka dyshim se kjo do të ndodhë kur të arrijmë të përfundojmë integrimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen”, tha ministri i brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska.
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..