Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Nikolla Çudibërësi shoqëroi At Vlladimir Tishçukun në shërbesën e tij jashtë vendit

Për kreun e Kishës Ruse, mëshira e Shën Nikollës është një shembull për të gjithë ata që ndjekin Zotin

Kryeprifti Vlladimir Tishçuk
Foto: podvorie-sofia.bg

Pak kohë më parë (një muaj para), Kisha Ruse në Sofje, e shenjtëruar si "Shën Nikolla Mirlikijski Çudibërërësi", priti me gëzim eprorin e saj të ri - Kryepriftin Vlladimir Tishçuk. Ashtu si gjyshi dhe babai i tij, ai e ka të trashëguar priftërimin dhe që në fëmijëri, së bashku me vëllezërit e tij, ka shërbyer në tempullin e qytetit të Vlladimirit, Rusi, që është edhe vendi ku ka lindur në vitin 1963. Ai është pjesë e të ashtuquajturit “klerikët e bardhë” që duhet të jenë të martuar para shugurimit. Si prift i ri u dërgua në Nju Jork të SHBA-së, ku shërbeu për 10 vjet në kishën e Shën Nikollës, aty lindën edhe dy fëmijët e tij. Pas kësaj, për 22 vjet, derisa erdhi në Bullgari, ishte prift në kishën ortodokse ruse në Vjenë.

Detyra në vendin tonë erdhi në mënyrë të papritur për At Vlladimirin. Gjatë gjithë këtyre viteve në Vjenë, ai u lidh me famullitarët e tij, dhe ata me të dhe ishin si një familje e madhe. Pavarësisht trishtimin e ndarjes, takimi me laikët bullgarë ishte veçanërisht emocionues. Nga njëra anë, historitë për Kishën Ruse të Bullgarëve nga famullitarët e tij vjeneze e përgatitën disi për ardhjen e tij, dhe nga ana tjetër, iu rikthyen kujtimet e këndshme të fëmijërisë së tij, kur babai i tij shërbente në të njëjtën kishë në vitet '70 të shekullit të kaluar. Siç vëren ai vetë, shumë tempuj në mbarë botën janë nën mbrojtjen qiellore të Shën Nikollës dhe jeta e tij ka qenë e lidhur me shenjtorin që kur shërbente jashtë vendit.

Kisha “Shën Nikolla Mirlikijski Çudibërësi” në Sofje

Kur ishte një prift i ri në Nju Jork, një burrë i veshur në mënyrë të çuditshme vjen në kishën e tij dhe fillon ta pyes për Shën Nikollën. Ai u turpërua që nuk mundi të tregonte me tepër detaje për jetën e shenjtorit dhe vizitori nuk pushonte së qeshuri dhe së përsërituri në italisht "Santa Nikola", "Santa Nikola"...

"Më pas ndodhi një ndryshim në shpirtin tim - kujton At Vlladimiri, në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë. - Kuptova se ai është një shenjtor i rëndësishëm për çdo person. Shën Nikolla nuk ka shkruar asnjë libër, ne nuk i dimë predikimet e tij. Ai është përshkruar me një ungjill në dorë dhe leximi i ungjillit është një burim i së vërtetës së Krishtit. Me mirësinë e tij, ai bëhet një udhërrëfyes drejt Zotin për shumë e shumë njerëz. Ai jo vetëm që iu përgjigjej kërkesave të atyre në nevojë, por kërkonte edhe vetë njerëz për të ndihmuar. Shumica prej nesh kur shohim dikë duke lypur pyesim veten nëse meriton lëmoshë apo është mashtrues. E hetojmë më tej për ta ndihmuar dhe kjo është ajo që na dallon nga shenjtori që e di paraprakisht kujt t'i drejtohet për ndihmë. Kaq shumë njerëzve u ka ndihmuar. Zoti i ka dhënë mëshirë për të ndihmuar, dhe ky është predikimi më i fuqishëm - mirësia dhe mëshira."


Deri më tani, At Vlladimiri e ka kremtuar festën e Shën Nikollës së Mirlikijskit dy herë në vit sipas kalendarit Julian - më 22 maj, kur reliket e tij sillen në Bari dhe më 19 dhjetor, kur shenjtori paraqitet para Zotit. Sidoqoftë, në Bullgari, për shkak të dallimeve midis festimeve sipas kalendarit Julian dhe Gregorian, festa e shenjtorit të dashur festohet katër herë në Kishën Ruse dhe At Vlladimiri do ta vazhdojë me kënaqësi këtë traditë:

“Në Vjenë ne në këtë festë u bënim dhurata fëmijëve dhe të gjithë ata që merrnin pjesë në shërbim merrnin një dhuratë nga Shën Nikolla, ishte diçka shumë e thjeshtë – çokollatë, fruta dhe më dukej një traditë e mrekullueshme. Nuk e di a do arrijmë ta bëjmë edhe këtu. Do të ishte e mrekullueshme! Besojmë se shenjtori do ta ndihmojë gjithmonë këtë tempull, por kjo varet edhe nga ne. Nëse krahët tona janë të hapura për të ndihmuar të afërmit, do të na ndihmojë edhe ai neve. Nëse e harrojmë mëshirën dhe nuk jemi ndjekës të tij, ai mund të mos na ndihmojë më."

Për At Vlladimirin, shërbimi në kishën ruse në Sofje është gëzim dhe përgjegjësi, për shkak të dashurisë së bullgarëve për këtë faltore. Festat e Zotit do të vazhdojnë të kremtohen edhe sipas kalendarit Julian edhe sipas atij Gregorian, sepse ndryshimi në kremtim nuk duhet t'i ndajë njerëzit dhe t'i ndalojë ata të vijnë në "Shën Nikolla Mirlikijski". Në fund të bisedës së përzemërt dhe të lirshme, At Vlladimir u bën një ftesë të gjithë ortodoksëve në vendin tonë – se janë të mirëpritur si në ditët e javës ashtu edhe në ditët e festave!

Lexoni më tepër:

Foto: podvorie-sofia.bg, BGNES

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD