Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 dhjetorin

Do të bjerë shi në të gjithë vendin

Foto: BGNES

Ditën e enjte do të lëvizë ajër i ftohtë nga veriperëndimi dhe reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë në zonat veriperëndimore dhe malore. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, në Sofje deri në 1°. Gjatë ditës do të ketë reshje shiu, ndërsa në veri të Bullgarisë reshjet do të dobësohen përkohësisht. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 3°, në lindje - deri 7-9°, në kryeqytet deri në 2°.

Do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu me erë mesatare përgjatë Detit të Zi. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 8-10°. Uji i detit është 9°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore do të mbajë mot i vranët me reshje bore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 0°, në 2000 m deri në minus 3°.

Reshjet e shiut dhe borës do të vazhdojnë edhe të premten.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Do të nënshkruhet kërkesa për një raport të jashtëzakonshëm për eurozonën

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..

botuar më 25-02-19 5.23.MD

Një shtetas bullgar i plagosur mbetet mes pengjeve të Hamasit në Gazë

Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..

botuar më 25-02-19 3.34.MD

Qeveria merr përsipër një detyrim buxhetor prej miliardash të papaguara në vitin 2024

Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..

botuar më 25-02-19 11.38.PD