Tri nga ansamblet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) - Orkestra Simfonike, Kori i Përzier dhe Kori i Fëmijëve - prezantojnë CD-në e re të BNR "Zërat Bullgarë të Operës". Në skenën e sallës së kryeqytetit “Bëllgaria” do të dalin këngëtarët bullgarë me famë botërore – sopranoja Aleksandrina Pendançanksa, tenori Ivan Momirov dhe basi Dejan Vaçkov. I ftuar special do të jetë baritoni Kirill Manollov.
"Projekti "Zërat bullgarë të operës " përfshin 14 incizime të këngëtarëve bullgarë të operës të njohur për adhuruesit nga skenat botërore dhe kombëtare - thotë producenti i "Muzikës vokale" në radion publike Georgi Elenkov. - Një vend i veçantë në të i kushtohet tenorit të madh bullgar Kamen Çanev, i cili në vitin 2020 humbi betejën me Covid-19 dhe mbeti përgjithmonë në kulmin e karrierës së tij. Këngëtarët e përfshirë në disk bashkëpunojnë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare nën drejtimin e dirigjentëve të shquar të operës, ndërsa në njërin prej regjistrimeve merr pjesë edhe formacioni mashkullor i Korit të Përzierë të BNR-së. Incizimet janë të realizuara vitet e fundit në Studion e Parë emblematike të radios.”
Përveç arieve nga operat e Verdit, Puçinit, Maskanit, Bizesë etj., publiku i koncertit nën drejtimin e Grigor Palikarov do të dëgjojë edhe arie nga dy veprat bullgare të përfshira në kompakt disk - Arien e Pjetrit Dinak nga akti i parë i operës me të njëjtin emër nga Veselin Stojanov.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Gjithmonë duke ecur me kohën, por duke ruajtur stilin e tij karakteristik, Stenli prezanton këngën e tij më të fundit "Pushteti". Muzika u krijua së bashku me muzikantët e rinj nga Innerglow, Todor Kovaçev shkroi tekstin, Petër Zhelev bëri aranzhimin...
"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..
Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..
Pas një serie të suksesshme të versioneve cover , DEEP ZONE Project e fillojnë verën me një këngë të re, krejtësisht origjinale. Përderisa muzika e..