Më 7 dhjetor të vitit 1909 në qytetin malor Bansko lindi poeti-humanist dhe antifashist i madh Nikolla Vapcarov. Për shkak të bindjeve të tij, ai u akuzua në veprimtari subversive dhe u dënua me vdekje me pushkatim. Dënimi u krye në poligonin e qitjes së garnizonit në Sofje më 23 korrik të vitit 1942. Vapcarov është i vetmi mbajtës bullgar i Çmimit të Nderit të Këshillit Botëror të Paqes, me të cilin u nderua pas vdekjes në vitin 1952. Korrespondentja e BNR në Bansko Keti Trençeva tregon:
“Në vitin kur nëna e poetit, gjyshja Elena Vapcarova, mori çmimin botëror për djalin e saj, shtëpia e tyre familjare hapi dyert si muze, gjë që shënoi fillimin e punës muzeore në Bansko. Në të ruhen të gjitha dokumentet e rëndësishme që lidhen me jetën e poetit, historinë e familjes së tij, draftet e poezive të tij, botimin e parë të përmbledhjes me poezi "Këngët motorike".”
Në vitin 1952 kur u bënë dhjetë vjet nga ekzekutimi i Nikolla Vapcarovit në shtëpinë e poetit u rregullua një pjesë e arkivit të tij dhe u rikrijua ambienti i fëmijërisë së tij. Ciceronia e parë turistike ishte nëna e poetes Elen Vapcarova.Shtatë dekada më vonë, interesi i njerëzve nga e gjithë bota për shtëpinë-muze të Nikola Vapcarov dhe veprën e tij po ringjallet gjithnjë e më shumë, thotë drejtoresha e Kompleksit Muzeor në Bansko Svetlla Barjakova:
"Poezia e tij me të vërtetë po përjeton një rilindje, sepse ajo është jashtëzakonisht njerëzore dhe çdokush mund të gjejë veten në të - pikëllimet, problemet, gëzimet, ëndrrat, idealet e tyre. Njerëzit nga e gjithë bota vijnë këtu për t'u përkulur para Nikolla Vapcarov."
Reportazh: Keti Trençeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Keti Trençeva, visit-bansko.bg
Gjimnazi në qytetin serb Caribrod ka një histori 134-vjeçare. Është themeluar që në vitin 1891, kur qyteti ka qenë brenda kufijve të Bullgarisë, sot ai vazhdon aktivitetin e tij, duke i dhënë njohuri fëmijëve si me prejardhje bullgare, ashtu edhe me..
Në bibliotekën bashkiake “Sofja” në lagjen Skarbek të Brukselit ka një kënd të vogël Bullgaria. Ky është seksioni, i cili ofron një koleksion të çmuar të librave bullgarë. Bibliotekari Aaron Vilem ka një rol kyç në krijimin e seksionit bullgar në..
Nxënës bullgarë nga Bullgaria dhe SHBA-ja u nisën në gjurmët e bullgarëve amerikanë dhe për dy vite me radhë studiuan historinë e emigracionit bullgar në Amerikë. Ky proces u ndoq dhe u dokumentua në filmin dokumentar "Në gjurmët e bullgarëve amerikanë –..
Një nga titujt, që do të jetë pjesë e repertorit të Teatrit Popullor gjatë vitit 2026, tashmë është i njohur. Kjo është shfaqja “Fizika e trishtimit” ,..
Nga data 4 deri më 12 korrik, në qytetin çek Karlovy Vary do të mbahet edicioni i 59-të i festivalit ndërkombëtar të filmit. 9 nga gjithsej 11 titujt në..