Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, në 3 vitet e fundit ka një rritje të dyfishtë të kërkesave për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Në vitin 2020 ka pasur 11447 aplikime, në vitin 2021 - 20094, në vitin 2022– 20825. Vetëm në vitin 2023 deri më 24 nëntor janë dorëzuar 23439 aplikime. Në total gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 75 805 aplikime për shtetësi.
Gjatë kësaj periudhe, numri më i madh i aplikimeve janë dorëzuar nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Në vitin e pandemisë Covid 2020 ato janë 2551, në 2021 – 3428, në 2022 – 2051 dhe në 2023 – 2990. Në vend të dytë për nga fluksi për nënshtetësi bullgare janë ukrainasit. Në vitin 2020, 1886 ukrainas kanë kërkuar shtetësi bullgare, në vitin 2021 – 3133, në vitin 2022 – 4508 dhe në vitin 2023 – 3141. Gjithashtu ka pasur një rritje drastike të numrit të shtetasve turq që kërkojnë pasaporta bullgare. Në 3 vjet, numri i tyre është rritur gati 10 herë. Në vitin 2020, 660 turq kanë aplikuar për shtetësi. Në vitin 2023, ata janë tashmë 5935. Qytetarët e Moldavisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Rusisë tregojnë gjithashtu një interes të qëndrueshëm për marrjen e dokumenteve bullgare. Interesi i izraelitëve është gjithashtu i qëndrueshëm.
Shumë aplikantë për natyralizim po paraqesin dokumente të falsifikuara, raporton Departamenti i Drejtësisë. Kjo çon në një vonesë të madhe në vendimmarrjen e dosjeve, pasi Këshilli i Shtetësisë cakton kontrolle shtesë që zgjasin rreth 8-9 muaj, raporton BGNES.Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio..
Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon..