Shkolla e së dielës "Vasill Levski" është themeluar në vitin 2006 dhe është më e vjetra nga 5 shkollat bullgare në kryeqytetin francez. Edhe kur e kalojnë për herë të parë pragun e saj, fëmijët mësojnë se kush është Apostulli i Lirisë, sepse portreti i tij zë vend nderi në të gjitha ceremonitë festive në shkollë. Dhe çdo vit, edhe pse 19 shkurti përkon me pushimet dimërore të shkollave franceze, nxënësit vendosin lule para basorelievit të shenjtorit të tyre mbrojtës në fasadën e Ambasadës Bullgare, duke recituar poezi të mësuara në orët e letërsisë bullgare. Për arsyen se pse kanë zgjedhur pikërisht Levskin si patron të shkollës, mësojmë nga Kalina Sallomon, presidente nderi e "Shoqatës Shkolla Bullgare në Paris":
"Ju e dini se Vasill Levski është personi më i ndritur në historinë bullgare, por ai gjithashtu ka një identitet evropian - diçka që shumica e heronjve bullgarë nuk e kanë - është gjithçka që ka ka të bëjë me vëllazërimin, barazinë, lirinë, etj. Për më tepër, Levski shpesh përmend Francën në letrat e tij dhe frymëzohet nga idealet e Revolucionit Francez dhe mund të them që fëmijët janë të etur për informacion, ata reagojnë me sinqeritet dhe admirim për gjithçka që ata mësojnë për Bullgarinë. Krijimi i një lidhjeje me Bullgarinë kalon edhe përmes punëtorive të ndryshme, ku ata vijnë në kontakt me kulturën tonë, përmes vallëzimeve, këngëve, festave, zakoneve - survakane, Krishtlindjen, ngjyrosja e vezëve, etj. “, shpjegon Kalina Sallomon.
Vëmendje e veçantë i kushtohet patronit të shkollës. Për nxënësit e klasës së dytë dhe të tretë, ora e mësimi për Apostullin e Lirisë përfundon me një shëtitje virtuale në muzeun Vasill Levski në Karllovo. Ndërsa në kuadrin e një punëtorie praktike pas orës së mësimit, fëmijët bëjnë një dosje interaktive për jetën dhe punën e patronit të tyre, mësojmë nga Biserka Ivanova - mësuese e klasave të dyta dhe të treta në shkollën bullgare.
"Shumica e fëmijëve kanë lindur jashtë vendit, por kanë lidhje me Bullgarinë, sepse shpesh i kalojnë pushimet atje. Dhe është shumë interesante që, në varësi se nga cila pjesë e Bullgarisë janë, ata e dinë historinë e vendlindjes së tyre apo të prindërve dhe tregojnë me krenari atë që kanë mësuar gjatë pushimeve. Në këtë kuptim, ata janë të lidhur me Bullgarinë dhe me historinë bullgare. Ndodh që fëmijët të paracaktojnë temat për të cilat do të flasim në klasë. Dhe kur e ndjej se kanë njohuri dhe interesim për një temë të caktuar, mësimi kthehet në një drejtim tjetër”, thotë Biserka Ivanova për Radio Bullgarinë.
Rreth 70-90 fëmijë ndjekin mësimet dhe punëtoritë e ndryshme të shkollës "Vasill Levski" në Paris, fizikisht ose në distancë. “Me më të vegjëlit rëndësi u kushtojmë lojërave, këngëve, vënieve skenike, sepse orët bëhen në ditët e pushimit dhe për ne është e qartë që duhet të thyejmë kuadrin e rreptë didaktik për të mos i mbingarkuar. Çdo moshë ka një durim të caktuar për marrjen e informacionit”, shpjegon Biserka Ivanova dhe shton se fëmijët janë shumë të motivuar për arsimimin e tyre bullgar:
"Kjo nis nga familja, nga marrëdhënia që kanë me Bullgarinë dhe ky është motivi i parë - të mund të komunikojnë plotësisht në bullgarisht kur janë me pushime, të kuptojnë atë që shohin, të flasin për atë që kanë përjetuar. Edukimi patriotik jashtë vendit fillon me shkronjën e parë, me këngën dhe poezinë e parë që fëmija mëson për Bullgarinë. Sepse nëse nuk është gjuha, lidhja humbet”, përfundon Biserka Ivanova.
Falenderojmë shkollën bullgare "Vasill Levski" në Paris për gatishmërinë për të marrë pjesë në nismën e Radio Bullgarisë "Për Levski" me rastin e 150 vjetorit të vdekjes së Apostullit, duke na dërguar foto dhe video të orëve të mësimit për Bullgarinë që ata zhvillojnë me nxënësit.
Lexoni më tepër:
Foto: Shkolla bullgare "Vasill Levski" në Paris
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..