Është e mundur që Bullgaria të pranohet në Shengen nga ajri dhe nga toka që këtë vit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. "Unë pres që Holanda të shpallë sa më shpejt mbështetjen e plotë për Bullgarinë dhe Rumaninë për anëtarësimin në Shengen pa kufizime. Për Holandën, jam i sigurt, për Austrinë është një çështje për të bindur shoqërinë austriake se ky është një hap jashtëzakonisht i nevojshëm “, theksoi Radev.
Presidenti kujtoi gjithashtu nismën bullgare në kohën e kabinetit zyrtar për krijimin e një qendre në vendin tonë për shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së, në bazë të së cilës do të kryheshin veprime të përbashkëta për të thyer qendrat e paligjshme të trafikimit të emigrantëve në Evropë.Sipas të dhënave të Agjencisë Bullgare të Punësimit, janë rreth 11 mijë vende të lira pune nëpër zyrat e punës, njofton gazetarja e BNR, Maria Kostova. Pagat fillojnë nga 1077 leva – që është paga minimale mujore – dhe arrijnë deri në 13 mijë leva për..
Lideri i “DPS – Fillim i Ri”, Deljan Peevski, i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për Mjedisin dhe Ujin, me qëllim hartimin dhe miratimin e një vendimi nga..
Formacione vullnetare nga e gjithë Bullgaria, që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve, morën pajisje të blera falë donacioneve nga mbi 1800 persona përmes një fushate të organizuar nga WWF-Bullgaria, njoftoi organizata për mbrojtjen e natyrës, e..
Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje..
Me rastin e festës së Fjetjes së Shën Joan Rilskit, Patriku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, udhëhoqi Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e..
Një qëndrim i Institutit për Siguri Rrugore, i shpërndarë për mediat, thekson se në Bullgari rreziku për të vdekur në rrugë është 2.5 herë më i lartë se..