Është e mundur që Bullgaria të pranohet në Shengen nga ajri dhe nga toka që këtë vit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. "Unë pres që Holanda të shpallë sa më shpejt mbështetjen e plotë për Bullgarinë dhe Rumaninë për anëtarësimin në Shengen pa kufizime. Për Holandën, jam i sigurt, për Austrinë është një çështje për të bindur shoqërinë austriake se ky është një hap jashtëzakonisht i nevojshëm “, theksoi Radev.
Presidenti kujtoi gjithashtu nismën bullgare në kohën e kabinetit zyrtar për krijimin e një qendre në vendin tonë për shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së, në bazë të së cilës do të kryheshin veprime të përbashkëta për të thyer qendrat e paligjshme të trafikimit të emigrantëve në Evropë.Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..