Nga 15 deri më 17 dhjetor, në qytetin e vjetër të Plovdivit do të mbahet panairi i parë i artizanatit për Krishtlindje. Atelietë e zejtarëve hapin dyert e tyre për të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë një produkt nën drejtimin e mjeshtërve të talentuar. Në dispozicion janë edhe vepra të autorit, të punuara me shumë dashuri dhe kujdes. Vizitorët do të kenë gjithashtu mundësinë të udhëtojnë pas në kohë me një sesion fotografik ose një foto në stilin retro. Në rrugën e zanateve, ata do të mund të shijojnë biskotat e Krishtlindjeve me aromë xhenxhefili, të pinë çokollatë të nxehtë, ose verë të zier. Është parashikuar edhe një vizitë familjare falas në studiot e artizanatit, si dhe shfaqje falas të filmave të vjetër. Artistët do të bëjnë demonstrime falas dhe do të flasin për pikturimin e ikonave, gdhendjen në dru, qeramikën e artit, pëlhurat artistike etj.
Për atmosferën festive dhe humorin e mirë të Panairit të Artizanatit është përzgjedhur një program i veçantë muzikor.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaUniversiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..