Një kompani bullgare do të eksportojë verë në Zelandën e Re, njoftoi moneu.bg. Teknologët bullgarë nga kompania bullgare janë "të hapur" ndaj botës dhe ndajnë ëndrrën e përbashkët për të bërë verë në vende të ndryshme të botës. Ekspertët tregojnë se në vendet e veçanta vera prodhohet në një mënyrë tjetër dhe verërat kanë specifika të ndryshme. Në tërësi, prodhimi jashtë shtetit është një pasurim. Falë njohurive të mira për rajonin dhe specifikat e prodhimit të verës në Zelandën e Re, ekipi i prodhuesve të verës i kompanisë ka sjellë një pjesë të madhe të përvojës së tij edhe në Bullgari. Drejtimi i dy fushatave në vit është një sfidë e vërtetë për ta - të punojnëpas fillimit të pranverës bullgare kur fillon dimri në Zelandën e Re dhe pastaj përsëri në Bullgari në vjeshtë. Në procesin e punës, ata kanë zbuluar edhe shumë ngjashmëri me fshatin bullgar Mogillovo, "me natyrën frymëzuese dhe hardhitë e tij të bukura", thonë prodhuesit e verës. Në Zelandën e Re, vera e prodhuar nga kompania do të jetë Covignon Blanc dhe Pinot Noir, të cilat vijnë nga rajonet e Marlborough dhe Otago Qendrore.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaBujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...