Turizmi ynë është pjesë e politikës së jashtme bullgare. Çdo vit ju jepni fytyrën e vendit para miliona evropianëve dhe keni një meritë të konsiderueshme për sukseset e Bullgarisë. Kështu tha kryeministri Nikollaj Denkov në një video fjalim drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e tetë të Çmimeve Vjetore të Turizmit. Denkov shprehu shpresën se brenda pak ditësh do të mund të përshëndesim njëri-tjetrin me lajmin se Bullgaria është bërë pjesë e zonës Shengen. Kjo do të heqë një pengesë të madhe para turizmit bullgar dhe suksesi i vitit të ardhshëm turistik do të varet vetëm nga cilësia e punës në industri, tha kryeministri.
Kalaja e Oveçit, mbi qytetin Provadia, fitoi votat e bullgarëve në çmimet vjetore të turizmit. Çmimin në kategorinë “Zgjedhja e bullgarëve” dhe në 8 kategoritë e tjera e dorëzoi ministrja e turizmit, Zarica Dinkova.Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..