Seanca e Kuvendit dështoi për mungesë kuorumi. Deputetët e mazhorancës nuk kanë hyrë në sallën plenare. Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov ka shpjeguar se nuk po regjistrohen sepse opozita ka "përgatitur cirk". "Vëzrazhdane", Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ka një popull të tillë" /ITN/ duan të ndalojnë çmontimin e Monumentit Sovjetik, që të fillojë punë Parlamenti, tha Petkov dhe premtoi se deputetët do të punojnë jashtë orarit të hënën dhe të martën.
Zëri i opozitës duhet të dëgjohet dhe do të dëgjohet javën e ardhshme, kur “Ka një popull të tillë” do të ndalojë ndryshimet absurde të Kushtetutës, tha deputeti Stanisllav Ballabanov. “Nuk ka kuptim të protestojmë në rrugë, protesta është tashmë këtu, në Kuvendin Popullor”, deklaroi kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..