Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bujtinat buzë liqenit, vendpushimet spa dhe fshatrat etnografikë janë hit gjatë pushimeve

10
Foto: BTA

Këtë vit kërkimi i ofertave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri ka nisur që nga fundi i gushtit, me preferenca të drejtuara më së shumti në bujtinat pranë vendpushimeve tona malore. "Dhjetë vjet më parë, ishte krejt normale që bullgarët të merrnin shtëpi me qira për pushime në minutën e fundit - në nëntor ose dhjetor. Atëherë çmimet nuk ishin aq “të fryra” në krahasim me pjesën tjetër të vitit" - thotë Velizar Gocev nga platforma për turizmin rural në Bullgari bgvakancia.com. Dhe shton:

“Për momentin nga njëra anë bujtinat janë marrë me qira nga më herët dhe nga ana tjetër çmimet me të cilat jepen janë shumë më të larta në krahasim me atë që ofrohet në muajt e tjerë të vitit, tani çmimi për një bujtinë që jepet me qira për festat e Vitit të Ri, pa shtesa, si ushqim etj., , lëviz nga 70-85 leva /rreth 35-42.5 euro/ për person. Kjo do të thotë se një shtëpi e tillë pushimi për 10 persona është në dispozicion për rreth 800 leva /rreth 400 euro/ për një mbrëmje. Por ekziston një kusht i detyrueshëm - baza duhet të merret me qira për të paktën tre net."


Në Bullgari ka rreth 4000 shtëpi pritjeje të regjistruara zyrtarisht.Shumica janë përfshirë në platformën në të cilën punon Velizar.Sipas tij, ofertat mëtë leverdishme janë shitur prej kohësh.Në fund të nëntorit, baza ishte gati 100% e rezervuar për pushime.Preferohen bujtina jo shumë larg shtëpisë.“Për shembull, banorët e Sofjes kërkojnë kryesisht bujtina 150-200 km larg qytetit, sepse nuk mund të parashikojnë se si do të jetë situata në rrugë në rast të reshjeve të mëdha të borës në dhjetor”, thotë Velizar Gocev.Vendndodhjet më të kërkuara janë Ballkani Qendror, Ballkani i Elenës dhe në zonën e vendpushimeve tona të skive. Por jo vetëm:

"Kohët e fundit kanë filluar të popullarizohen fshatrat rreth pellgjeve të ndryshme. Për shembull, rreth Shumenit dhe Varnës është një fshat i quajtur Llovec. Ai ndodhet në breg të Liqenit të Tiçës dhe aktualisht është një destinacion shumë i njohur. E njëjta gjë vlen edhe për fshatin Asparuhovo te Liqeni i Conevos. Ka një interes tradicional për fshatrat etnografikë si Bozhenci, Arbanasi etj. Por po shohim gjithnjë e më shumë rezervime për destinacione si për shembull qyteti Tvërdica. Kemi një kishe te fundosur, shpella, manastire përreth... Ka edhe një pistë skish që do të hapet këtë dimër për herë të parë pas 15 vitesh dhe kjo do të jetë një alternativë shumë e mirë për resortet më të shtrenjta, sepse çmimet e paketave për pushimet në destinacione të ngjashme janë dukshëm më të ulëta”, shpjegon Velizar Gocev.


Bullgari është një adhurues i madh i pushimeve spa, kështu që vendndodhja e bujtinës pranë një resorti spa ose disponueshmëria e ujit mineral aty pranë është një plus serioz kur zgjidhet një paketë pushimi. Rezervimet për Vitin e Ri mbizotërojnë, sepse Krishtlindjet perceptohen si një festë shtëpiake, familjare.Por edhe këtu trendi po ndryshon:

"Për Krishtlindje, pronarët shumë rrallë i rrisin çmimet standarde - shpjegon Velizar Gocev. - E vetmja gjë që ata vendosin si kërkesë është një numër minimal netësh - të paktën 2 ose 3. Dhe tashmë kemi gjithnjë e më shumë raste, kur pasi i krahasojnë çmimet e paketave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, njerëzit vendosin të marrin me qira një shtëpi për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri të kursejnë kostot më të larta duke qëndruar në shtëpi."


Lexoni më tepër: 

Foto: BTA, bgvakancia.com

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD