Më 27 dhjetor, Kisha Ortodokse kremton kujtimin e martirit të parë të krishterë - Shën Stefanit. Ashtu si Krishti, ai mund të bënte mrekulli duke vënë duart mbi të sëmurët dhe ata shëroheshin. E megjithëse të dhënat për jetën e tij janë të pakta, në Bullgari shenjtori gëzon respekt të veçantë. Kremtja e festës së tij bie ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit dhe me të mbyllet cikli i festave të Krishtlindjes.
Festa e fundit e vitit shënohet solemnisht në traditën popullore - me gatime mishi, byrek, këngë dhe gëzim. Tavolina në shtëpitë e atyre që kanë ditë të emrit është veçanërisht e pasur.
Shën Stefani është patron i kishave të shumta bullgare, mes të cilave është dhe Kisha e Hekurt “Shën Stefani” në Stamboll. Kjo kishë është e lidhur ngushtë me luftën për pavarësi kishtare të Bullgarisë. Më shumë mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë: "Kisha e hekurt “Shën Stefani” – një vend i shenjt për të gjithë bullgarët në Stamboll".
U urojmë të gjithëve një festë e ndritshme dhe e bekuar!
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Edicioni i 18-të i Festivalit të Trashëgimisë së Lashtë "Shqiponja e Danubit" do të mbahet nga 14 deri më 16 qershor në dy vende në rajonin e qytetit Pleven - në koloninë Ulpia Escus afër fshatit Gigen dhe në kalanë romake "Ad Putea" afër fshatit..
Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata për Rikrijimin Historik “Filipopoll” priten..
A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq..