Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e punësimit në sektorin e IT-së në vendin tonë, dega tërheq specialistë edhe nga jashtë

Foto: Freepik.com

Industria e software-it është biznesi më solidar dhe me përgjegjësinë më të madhe shoqërinë në Bullgari. Ai paguan taksa dhe sigurime që janë tre herë më të larta se mesatarja për vendin, nxit konsumin në ekonomi, është një investitor i madh në ndryshimin e cilësisë së mjedisit të punës dhe është një faktor i rëndësishëm në mbajtjen e të rinjve në Bullgari. Konstatimet janë bërë në Raportin Vjetor për gjendjen e sektorit të software-it në vendin tonë, të përgatitur nga Shoqata Bullgare e Kompanive të Software-it. Të dhënat për vitin 2023 tregojnë një rritje serioze të numrit të të punësuarve në industri, krahasuar me vitin 2022, kur në të punonin 50 mijë persona:

Dobrosllav Dimitrov

"Ne jemi tashmë mbi 58 000. Kemi pasur rritje rekord për vitin e kaluar - pothuajse 8 500 njerëz më shumë në industri, dhe jemi rritur mesatarisht me rreth 4 500. Ky është një sukses, pjesërisht për shkak të 'kartave blu' që po lëshohen pak më lehtë. Por një pjesë jo aq e madhe - vetëm rreth 1 300 njerëz punojnë në industri në bazë të kartës blu - pjesa tjetër janë njerëz të vendit që janë trajnuar ose rikualifikuar këtu" - tregon për BNR Dobrosllav Dimitrov, kryetar i Shoqatës Bullgare të Kompanive të Software-it (BASSCOM).

Rregullorja e Bashkimit Evropian, e njohur si “Karta Blu”, u mundëson ekspertëve me specializim të lartë nga vende të treta /jashtë BE-së/ të lëvizin për të punuar në vendet e Komunitetit, së bashku me familjet e tyre. Kjo ka të bëjë me të gjitha sferat ekonomike, jo vetëm industrinë e software-it - si mjekë, inxhinierë, programues, etj.


Megjithatë, afatet për lëshimin e dokumentit në vendin tonë vazhdojnë ta bëjnë vendin tonë jokonkurrues në tregun europian të punës:

“Ajo që na ka vështirësuar dhe vazhdon të na vështirësojë është se në Bullgari karta blu jepet për 4-6 muaj, ndërsa në Gjermani dhe Poloni kjo procedurë është 4 javë. Kur konkurrojmë me këto vende për të tërhequr talentin nga jashtë jemi shumë jokonkurrues, por kemi edhe një numër të konsiderueshëm njerëzish nga BE-ja të tërhequr nga Bullgaria si vend për të ndërtuar karrierë. Problemi kryesor në këtë rast nuk është as pagesa dhe as kushtet e kompanive tona të zhvillimit të karrierës, por më tepër është e rëndësishme të reklamohemi dhe pozicionohemi mirë - ka nevojë për një politikë shtetërore që nuk duhet të reklamojë vendin tonë vetëm si vend pushimi, por duhet ta pozicionojmë Bullgarinë si një vend ku njerëzit janë të mirëpritur me familjet e tyre dhe ku ka kushte të mira për të bërë një karrierë”.


Në terma afatgjatë, tendenca e mungesës së personelit për sektorin e IT-së në vendin tonë pritet të vazhdojë.

"Në përgjithësi, kjo është një mungesë globale. E gjithë ekonomia po shkon drejt një niveli jashtëzakonisht të lartë teknologjik, që do të thotë se do të nevojiten gjithnjë e më shumë njerëz të tillë. plat afatshkurtër ka një ngadalësim të rritjes", parashikon Dimitrov.

Shkolla është hapi i parë ku fillon trajnimi i personelit për sektorin e IT-së, por kur njeriu i futet kësaj fushe, mësimi nuk mbaron kurrë. "Tendencat zhvillohen shumë shpejt që një institucion arsimor të jetë gjithmonë në hap me kohën, kështu që dija dhe teknologjia zhvillohen në kompani."

Çfarë po ndodh me studentët bullgarë në degët e teknologjisë së lartë? Rezulton se pothuajse të gjithë arrijnë të gjejnë realizim në vendlindjen e tyre. “Kjo është edhe një nga arsyet për të deklaruar se jemi sektori më i përgjegjshëm shoqëror dhe solidar” – thekson Dobrosllav Dimitrov. Sipas tij, pagesa e mirë është pjesë e stimulimit:


"Njerëzit në sektorin tonë nuk kërkojnë realizim jashtë vendit. Përkundrazi, ka një kthim neto të njerëzve nga jashtë në Bullgari. Bashkatdhetarët tanë që diplomohen në universitetet perëndimore kthehen për të ndjekur një karrierë këtu," thotë ai.

Është me rëndësi kyçe për dixhitalizimin e ekonomisë sonë të bëhemi 100.000-150.000 dhe shteti të mos pengojë, por të ndihmojë që ambienti për të jetuar dhe punuar këtu të jetë më tërheqës, theksoi Dimitrov për BNR.

Foto: Freepik.com

Bazuar në intervistën e Spas Krajnin, BNR- "Horizont"

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD