Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3 deri në 2°, në Sofje do të jetë 0°. Në lugina dhe përreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Në Rrafshinën e Danubit erë veriperëndimore do të ulë temperaturat. Vlerat maksimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në rajonet juge edhe më të larta, në kryeqytet priten 5°.
Në Detin e Zi do të ketë vranësira, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të jenë 8-10°. Uji i detit është 9-10°.
Në male do të mbajë mot me vranësira të pjesshme. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë 5°, në 2000 m minus 1°.
Të premten do të ketë vranësira. Në Bullgarinë perëndimore do të ketë reshje shiu, pas mesditës në zonat në veri të malit Stara Pllanina dhe në luginat e larta shiu do të kalojë në borë.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..