Gorica Radeva është aktorja, karriera e të cilës është e lidhur me Teatrin e Shumenit. Në prag të festave të Krishtlindjes, ajo bën çanta, por për të mbledhur fonde për ushtarët që mbrojnë atdheun e saj - Ukrainën.
“Në fillim të luftës kam vuajtur, kam ndihmuar ukrainasit në Bullgari, por gjatë verës kam vizituar Ukrainën dhe kam dëgjuar një intervistë me një ushtarak - ai tha diçka që m'u ngulit në kujtesë- se nuk duhet pritur për fitore dhe të shkruash në Facebook nuk mjafton. Kur u ktheva, mendimi im i parë ishte se çfarë mund të bëj për të ndihmuar ushtrinë sepse nëse nuk bëjmë asgjë lufta mund të vazhdojë për 10 vjet. Mendova se mund të bëja nga këto çanta siç kam bërë më parë, por me një arsye tjetër - në këtë mënyrë, njerëzit do të dhurojnë fonde, por do t'u mbetet diçka edhe atyre," - tha Gorica para Miglena Stefanovës nga BNR-Shumen.
Në çantat e Goricës janë të pikturuara motive ukrainase, si dhe flamujt e Ukrainës dhe Bullgarisë. Sipas autores, gjithçka është bërë me shumë shpresë për paqe dhe me shumë besim tek njerëzit trima që mbrojnë vendin e tyre. Qëllimi i gruas së re është të shesë sa më shumë nga çantat që të jetë e mundur deri në Krishtlindje të mbledhë fonde për të blerë një dron për t'ia dorëzuar Brigadës së 12-të të Ushtrisë Ukrainase deri më 27 dhjetor.
"Jam kurioze në lidhje me njerëzit që i blejnë çantat. Deri tani kanë qenë edhe bullgarë edhe ukrainas. Doli që shumë njerëz i porosisin edhe çantat si dhuratë. Unë u kënaqa shumë kur një grua ukrainase porositi 3 copë me flamurin bullgar dhe atë ukrainas t'ua jepte miqve të saj bullgarë, të cilët e ndihmuan kur ajo erdhi këtu në fillim të luftës”, thotë aktorja, e cila tashmë nga shitja e çantave të saj ka mbledhur rreth 600 leva.
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në..
Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit..