Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Foto: EPA/BGNES

Pushtetarët në Serbi fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Formacioni “Serbia kundër dhunës” njoftoi se do të apelojë rezultatet e shpallura të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 17 dhjetor. Ata do të kërkojnë anulimin e rezultateve në të gjitha qendrat e votimit dhe në të gjitha nivelet, raporton BGNES. Liderët e opozitës Marinika Tepiç dhe Miroslav Aleksiç shpallën grevë urie kundër falsifikimit të votave. Vëzhguesit ndërkombëtarë kritikuan gjithashtu organizimin dhe drejtësinë e zgjedhjeve. Partia Progresive Serbe e presidentit Aleksandër Vuçiç fitoi 46.7%. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka 23.7%. Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vlladimir Billçik, tha se qeveria e re serbe përballet me tre hapa kyçe - normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, reformat dhe sinkronizimin e politikës së jashtme me BE-në, transmeton BTA.

Turqia dhe Hungaria po zgjerojnë bashkëpunimin e tyre strategjik


Në Budapest, presidenti turk Rexhep Erdogan dhe kryeministri hungarez Viktor Orban nënshkruan një marrëveshje mbi partneritetin e zgjeruar ekonomik dhe politik. Nga viti 2024, kompania hungareze e energjisë MVM dhe BOTAS e Turqisë do të zhvillojnë sipërmarrje të përbashkëta për ruajtjen e energjisë, hidrogjenin dhe burimet e rinovueshme. Hungaria do të rrisë importet e gazit turk. Kompanitë e ndërtimit të hekurudhave V-Hid Epito dhe Gulermak nënshkruan një kontratë për projekte të përbashkëta që lidhin Evropën dhe Azinë. Erdogan theksoi se tregtia me Hungarinë për 11 muajt e parë të 2023 tejkalon atë të vitit të kaluar dhe është afër 4 miliardë dollarë. I ftuari i dhuroi Orbanit një makinë elektrike të markës turke Togg. Ai nga ana tjetër ia ktheu gjestin duke i dhuruar një kalë të pastër, raporton televizioni shtetëror turk TRT Haber.

Rumania bleu një anije britanike për pastrimin e minave për një operacion aleat në Detin e Zi


Në portin e Konstancës është pritur solemnisht një anie për pastrimin e minave, e cila do të jetë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta me Bullgarinë dhe Turqinë për pastrimin e Detit të Zi nga minat. Anija M 270 Sublocotenent Ion Ghiculescu e Marinës Rumune është i pari nga dy anijet pastruese të minave e blerë sipas një kontrate midis Rumanisë dhe Britanisë së Madhe. Para se të transferohej në Marinën Rumune, anija quhej HMS Blyth dhe shërbente në Marinën Mbretërore Britanike, raportoi TV Digi24. Më 11 janar 2024, në Stamboll, Bullgaria, Turqia dhe Rumania planifikojnë të nënshkruajnë një marrëveshje për një plan të përbashkët për kërkimin dhe shkatërrimin e minave në ujërat e Detit të Zi. Marrëveshja ndërmjet aleatëve të NATO-s u shkaktua nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe u njoftua nga ministri turk i Mbrojtjes, raporton agjencia Reuters, e cituar nga BTA.

Rregullat për blerjen e pasurive të paluajtshme në Greqi po ndryshojnë


Nga viti 2024, Greqia ndryshon regjimin për blerjen e pasurive të paluajtshme. Kjo do të bëhet vetëm me transfertë bankare. Transaksionet me para në dorë do të konsiderohen të pavlefshme. Grekët dhe të huajt që zotërojnë më shumë se dy prona do të trajtohen si sipërmarrës me një taksë më të lartë. Individët që japin prona me qira afatshkurtër do të dorëzojnë një deklaratë tatimore. Po prezantohet edhe një dosje elektronike për pasuritë e paluajtshme. Procedura për ata që dëshirojnë të blejnë një pronë është thjeshtuar. Mbledhja e dokumenteve para transaksionit tani do të jetë detyrë e noterit. Në Greqinë Veriore, gjermanët dhe bullgarët janë ndër të huajt me më shumë prona, sipas statistikave të agjencive, raporton korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva.

Kroatët ende mbajnë kuna të vjetra dhe nuk i këmbejnë me euro


Kroacia miratoi euron më 1 janar 2023, por sipas Bankës Qendrore Kroate, popullsia ende nuk ka shkëmbyer 12% të monedhës së vjetër kombëtare dhe 75% të monedhave në euro. Deri në fund të vitit 2022, 14.7 miliardë kuna ishin në qarkullim. Sipas disa vlerësimeve, kroatët ende mbajnë rreth 1/3 e fondeve në këtë monedhë, ose 4,66 miliardë kuna, që është afërsisht 620 milionë euro. Disa i mbajnë kartëmonedhat dhe monedhat për arsye sentimentale dhe si suvenire. Të tjerët janë lënë pas në çantat dhe xhepat e turistëve të huaj. Disa ndoshta kanë frikë të shkëmbejnë paratë për shkak të origjinës së padeklaruar. Të dhënat tregojnë se në asnjë vend nuk është këmbyer plotësisht valuta e vjetër. Periudha e shkëmbimit skadon në fund të vitit, raporton agjencia HINA për BTA.

Fotot: BGNES, Pixabay, Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD