Raketat e para të Bullgarisë për burra dhe gra e mbyllin vitin në pozita prestigjioze në renditjen botërore të tenisit.
Grigor Dimitrov, i cili në ndeshjen e tij të fundit luajti në finalen e turneut të tenisit të serisë “Masters” në Paris, zë vendin e 14-të me 2570 pikë. Renditja e ATP-së kryesohet nga serbi Novak Đoković, i ndjekur nga spanjolli Carlos Alcaraz dhe rusi Daniil Medvedev.
Viktoria Tomova e dërgon vitin sportiv 2023 në vendin e 80-të në renditjen e Shoqatës së Tenisit të Grave (WTA) me 873 pikë. Gjatë vitit bullgarja fitoi titullin e turneut në fusha balte në Valencia me një fond çmimesh prej 100 mijë dollarësh. E para në botë është polakja Iga Swiatek, e dyta - bjellorusja Aryna Sabalenka dhe e treta - amerikanja Coco Gauff.22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..
Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond..