Trafikimi i njerëzve përmes kufijve të vendit u përgjysmua që nga mesi i vitit, tha për bTV drejtori i Drejtorisë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” komisioneri Javor Serafimov. “Nuk ka asnjë kufi në botë që nuk mund të kalohet. Kufiri tokësor Bullgari-Turqi është i dyti më i ngarkuar në botë dhe i pari në Evropë. Tendenca është që në vitin 2025 të jetë më e ngarkuar në botë”, komenton Serafimov. Në fillim të vitit, antimafia raportoi një rritje prej 50% të emigrantëve krahasuar me vitin 2022. Kishte ditë e net me 1500 të arrestuar. Por, në shtator situata ndryshon. Ulja e fluksit është i pritshëm sepse nuk është më e lehtë të kalosh në brendësi të vendit. Në kufijtë me Rumaninë dhe Serbinë ka postblloqe dhe po zhvillohen aksione. Për momentin, kanalet për trafikimin e qenieve njerëzore janë ridrejtuar përmes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, komentoi Serafimov.
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..