Gëzuar Vitin 2024, të dashur miq të Radio Bullgarisë!
Qoftë bujare me shëndet, paqe dhe lajme të mira për botën ku jetojmë!
Dhe ne premtojmë të vazhdojmë t'ju informojmë për ngjarjet aktuale në Bullgari. Ne do të pikturojmë tablonë e jetës në vendin tonë të bukur, duke treguar për traditat dhe zakonet shumëngjyrëshe, për trashëgiminë unike muzikore dhe horizontet e reja para krijuesve të rinj bullgarë. Do t'ju takojmë me personalitete që kontribuojnë në zhvillimin e vendit në drejtime të ndryshme, por edhe me ata që lavdërojnë sportin, kulturën dhe shkencën bullgare në mbarë botën. Dhe e gjithë kjo në bullgarisht dhe 10 gjuhë të tjera - anglisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, greqisht, turqisht, serbisht, shqip dhe rumanisht.
Auditori i Radio Bullgarisë është e shpërndarë në të gjithë globin dhe në vitin 2023 botimet tona arritën afro 5 milionë njerëz. Disa prej tyre janë gjithashtu dëgjues të rregullt të programeve tona "Bullgaria Sot", të disponueshme në faqen e internetit të Radio Bullgarisë çdo ditë jave.
Dëgjoni Radio Bullgarinë, lexoni Radio Bullgarinë në 11 gjuhë edhe në Vitin e Ri 2024!
Ekipi i Radio Bullgarisë
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 21 tetor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Të jap gjithçka" në interpretim të Dara Ekimovës. 01.41 - Lajmet 11.53 -..
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Më parë në rubrikën “Shoqëri” do të flasim për problemet e kafshëve të pastrehë në Bullgari. Pas kësaj ju ftojmë të bëjmë një shëtitje përgjatë luginës..
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në këtë program do të dëgjoni më shumë për mundësitë për studime në gjuhën frënge në universitetet bullgare. Në “Këngën e ditës” ju prezantojmë..