Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo të tjera. Natën e festës byreku copëtohet dhe çdo anëtari të familjes i jepet një copë, së bashku me urime të shkruara për kësmet.
Një herë e një kohë, bullgarja i emëronte degëza të thyera të thanës me numër të ndryshëm sythash, të cilat i fshihte me dashuri mes petullave të mbështjellë me kujdes, për shëndet, mirëqenie, sukses dhe pjellori. Me kalimin e kohës, tradita ndryshon: urimet fatlume ndryshojnë për nga pamja dhe materiale të punuara - sot më së shpeshti vihen sipër byrekut.
Më e dëshiruara - fëmija, dashuria, shtëpia e re, shëndeti, paratë, lumturia etj. uron edhe Diana Mihova. Megjithatë, ajo ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të vërë kësmetet e saj për një byrek. Si të gjitha gjërat e mira, ato lindin spontanisht:
"Ideja erdhi nga tezja ime, e cila është një valltare popullore dhe donte t'u bënte disa dhurata më argëtuese miqve të saj. Ajo kërkoi nga unë t'i vizatoja ato, por më në veçanti jam një piktore dhe stiliste. Prandaj së pari vendosa t'i stilizoja ato në një formë të thjeshtë, i ngjyrosa me programin përkatës dhe në fund i bëra si skedar me kthesa vektoriale."
Kësmetet e Diana Mihovës tërhiqen jo vetëm me formën jo standarde të siluetave, por edhe me vajzat dhe djemtë e paraqitur mbi to me kostume popullore nga rajone të ndryshme folklorike të Bullgarisë. Kjo zgjedhje nuk është e rastësishme:
"Doli që shumë njerëz në fakt nuk e kanë idenë për origjinalitetin e kostumeve në raport me rajonet. Dhe unë vetë jam dëshmi për këtë, sepse nuk kisha ndonjë interes të madh derisa fillova t'i bëj ato - pranon Diana Mihova në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Doja të përcillja sa më shumë autenticitetin e tyre. Shikova nga modele origjinale, disa mbi 100 vjeç. U konsultova edhe me njerëz që dinë për këtë temë. Falë këtyre kësmeteve, unë vetë mësova më shumë për kostumet në Bullgari, për çka jam shumë i lumtur.”
Pjesa më e vështirë në punim rezultoi të jenë të pasmet e figurave.
“Ne donim që të gjithë të mund të shihnin se si duket kostumi nga përpara dhe mbrapa, si duket vetë veshja. Nuk ka shumë fotografi në internet dhe në libra, madje shfrytëzova imagjinatën time vende-vende, duke parë një foto ose një model nga ana për t'u përpjekur ta imagjinoj atë nga mbrapa, sidomos për kostumet e meshkujve. Madje për një nga kostumet e meshkujve telefonova në një muze për të kërkuar më shumë informacion, sepse këtu bëhet fjalë për besueshmëri, jo vetëm për fotot e kostumeve” - thotë Diana.
Rezultati është vërtet mbresëlënës. Detajet janë të rikrijuara jashtëzakonisht saktë, në mënyrë që të gjithë të prekin elegancën e punimit dhe mjeshtërisë së gruas bullgare. Në fakt, 12 vajzat u krijuan të parat, por Diana Mihova vendosi që ato do të ishin të vetmuara në byrek, prandaj krijoi edhe ekuivalentet mashkullore të kostumeve të femrave. I autorit është edhe fonti me të cilin janë shkruar emrat e veshjeve popullore dhe urimet.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivelina Cholakova
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..