Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Rrethprerjen e Zotit tonë Jizu Krisht. Në ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u dërgua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e Rrethprerjes ose Pagëzimit të Dhiatës së Vjetër.
Besimtarët sot nderojnë edhe kujtimin e Shën Vasilit të Madh - një prej filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj të kishës së hershme të krishterë. Teologu i lindur në qytetin Kesarija Kapadokijska rreth vitit 350 në një familje fisnike të krishterë, është autor i librave të shumtë kishtarë, si dhe i Liturgjisë së Vasilit, e cila shërbehet disa herë në vit për nder të tij.
Tradita popullore e lidh festën e Shën Vasilit të Madh me zakonin e quajtur bullgarisht “survakane”, i cili kryhet për shëndet në ditën e parë të Vitit të Ri.
Afro 130 000 njerëz festojnë sot ditën e tyre të emrit.
Foto: Arkiv, Wikipedia, Radio VidinMë 2 prill mbushen 95 vjet nga lindja e këngëtares popullore Stefka Sëbotinova . Ajo lindi në vitin 1930 në ish-fshatin Rozov Klladenec, sot fshati Obruçishte, rajoni i qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Juglindore. Ajo vjen nga një familje..
Ekspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij..