Bullgaria nuk pranon kushte shtesë në lidhje me refugjatët nga Siria dhe Afganistani. Kështu deklaroi ministri i brendshëm Kalin Stojanov para BNR-së për kthimin e emigrantëve në vendin tonë sipas rregulloreve evropiane dhe në lidhje me hyrjen tonë në zonën Shengen nga ajri dhe deti.
“Angazhimi i vendit tonë ka të bëjë me detyrimet sipas Rregullores së Dublinit – përgjegjësitë e shtetit me hyrjen e parë në Bashkimin Evropian”, saktësoi ministri. Sipas tij, Bullgaria nuk pranon dhe nuk mund të pranojë njerëz, për të cilët nuk është përgjegjës, shtoi ai.
Sipas Kalin Stojanov, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë një punë pozitive në lidhje me migrimin ilegal dhe situata në kufirin bullgaro-turk ka qenë jashtëzakonisht e qetë gjatë muajve të fundit. Ai pret që vendi ynë deri në fund të vitit të marrë një datë për përfundimin e kontrollit tokësor brenda BE-së.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..