Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh.
Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve, veçanërisht i bagëtive. E quajnë festën edhe Ditën e Karamanit, Festën e Kaut, Ditën e Rinaços, Sillvestrin, Ditën e Silvestrit. Festa ka karakter pastrues dhe është për nder të bagëtive me brirë - buallicave, qeve, kaut e kështu me radhë. Festa ka të bëjë me pastrimin, heqjen e plehut me lopata nga stallat që nuk janë hedhur që nga Krishtlindjet. Një natë para festës, djemtë që kanë kolendarë, qarkullojnë nëpër shtëpitë ku ka bagëti të mëdha tërheqjeje.
Në Rodopet Perëndimore e quajnë ditën Spolezov dhe si në Ditën e Ignat Hyjmbajtësit më 20 dhjetor, shikojnë se kush do të hyjë i pari në shtëpi. Mysafiri duhet të jetë një njeri i mirë dhe i pasur, që të jetë viti i mirë dhe i begatshëm. Është zakon të mos vendoset mish derri dhe proshutë në tryezë për të mbajtur kafshët të shëndetshme.
Për traditat, besimet dhe këngët lidhur me këtë festë lexoni më shumë në botimin e Radio Bullgarisë "Dita e Silvestrit të Romës – zakonet dhe besimet popullore" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Gëzuar ditën e emrit të gjithëve që mbajnë emrat Silvestër, Sillvia, Sillvana, Serafim, Goran, Gorica.
Jini të shëndetshëm!
Më 10 gusht 1915, avioni i parë bullgar u testua në Bozhurishte. Projektuesi i tij ishte shpikësi Asen Jordanov, emri i të cilit është pjesë e teksteve shkollore me të cilat trajnohen të gjithë pilotët dhe inxhinierët e ardhshëm edhe sot. Që..
Shoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025. "Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga..
Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për..