Nuk ka klauzola të fshehura për Shengenin. Dokumentet janë publike. Ka shumë dezinformata dhe shpërdorim me frikën e bullgarëve, tha për BNR Lena Borisllavova nga "Po e vazhdojmë ndryshimin". Ajo vuri në dukje se hyrja e Bullgarisë në Shengen është një sukses kategorik. “Në kushtet në të cilat kufijtë po rriten në të gjithë Evropën dhe po forcohet kontrolli ndërmjet vendeve, Bullgaria arriti ta kthejë këtë trend dhe për ne kufijtë po hiqen”, tha Borisllavova. Përveç kësaj, janë siguruar forca shtesë të Frontex-it i dhe fonde shtesë nga Komisioni Evropian për më shumë pajisje për mbrojtjen e kufijve bullgarë, shtoi Borisllavova.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" doli me një qëndrim zyrtar se është një lajm i rremë se Bullgaria ka rënë dakord të pranojë 6000 sirianë dhe afganë për ta pranuar atë në Shengen. Vendi do të vazhdojë të zbatojë "Rregulloren e Dublinit" të nënshkruar 10 vjet më parë, bëri të ditur partia.Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..