Në një rrugë të qetë, pak larg qendrës së gjallë historike të Romës, ndodhet Instituti Bullgar i Kulturës. Ndërtesa i është dhuruar shtetit bullgar nga këngëtari i operës me famë botërore Boris Hristov , i cili dikur ka jetuar këtu. Me kalimin e viteve, vendi u shndërrua në një "kampus" për trajnimin e talenteve të rinj bullgarë të operës, por jo vetëm kaq. Instituti është iniciator i eventeve të ndryshme që synojnë promovimin e kulturës sonë në kryeqytetin italian. Këtu kryqëzohen rrugët e disa nga artistët bashkëkohorë bullgarë më të njohur në fushën e kinemasë, operës, letërsisë, baletit, pikturës etj.
"Më parë, pothuajse askush në Itali nuk dinte asgjë për Bullgarinë" - thotë Zhana Jakovleva, e cila tashmë dy mandate është drejtuesee Institutit.
Vite më parë pata një takim në Bashkinë e Romës dhe pyeta nëse e dinin se kush ishte Asen Pejkov. Një politikan mjaft i lartë më tha: "Po, ky është një skulptor italian që ka bërë...", por unë e ndërpreva me "Jo, kaq! Skulptori "italian" që bëri monumentin e Leonardo da Vinçit në aeroportin Fiumicino është bullgar!” Pastaj u bë fjalë edhe për emra të tjerë ikonë që lidhen me Bullgarinë dhe ai më tha: "Po, ne e kemi fajin që nuk dimë për ju! Por ju, bullgarët, nuk po bëni asgjë që të njohim kulturën tuaj" - kujton Zhana.
Tani në qytetin e përjetshëm flitet më shpesh dhe me respekt për artin bullgar. Zhana kujton ngjarjet e para të "Festivalit të Kinemasë Bullgare" me pjesëmarrjen e produksioneve dhe kineastëve tanë të njohur 16 vjet më parë:
"Gjatë tre ditëve të kinemasë bullgare pati frekuentim, por vizitorët ishin kryesisht bullgarë. Tani ne po shfaqim filma bullgarë në Shtëpinë e Kinemasë, e cila ndodhet në Villa Borghese. Casa del cinema - kjo është një nga vendet më të njohura në Romë.
Ideja është që të jeni në gjendje të shkoni në vendet ikonike - qoftë kinemaja Casa del cinema, ose për shembull Auditorium parco della musica, ku performancat tona tërheqin një audiencë të madhe. Këtë vit arritëm të prezantojmë sërish baletin “Arabesk” në Teatro Italia, sepse italianët e duan pa masë baletin tonë. Dhe gjithashtu filmin "Mësimet e Bllagës" me regji të Stefan Komandarev, i cili së fundi u shfaq në Festivalin e Filmit Italian dhe fitoi çmimin kryesor. Por këto janë gjëra që nuk ndodhin brenda natës, ka një rrugë të gjatë për të bërë”, shpjegon drejtorja e Institutit Bullgar të Kulturës në Romë.
Vitet e fundit, kursi i këndimit operistik i Akademisë “Boris Hristov” u rifillua në shtëpinë e dikurshme të basit të madh. Gjithashtu atje, muzikantë të rinj japin koncerte për violinë dhe violonçel për një audiencë italiane. Shfaqje organizohen edhe në skenën verore në oborrin e Institutit.
Dhe në vitin 2021, në qendër të Romës, jo shumë larg sheshit “Navona”, hapi dyert një hapësirë e re bullgare - galeria "Bullgaria", ku romakët dhe mysafirët e qytetit njihen me artin bullgar, traditat dhe mundësitë për turizëm.
Dhe me shume:
"Shumë shpesh marrim me qira salla të bukura, organizojmë koncerte të Vitit të Ri në Akademinë “Santa Cecilia” (Accademia Nazionale di Santa Cecilia), e cila ndodhet në qendër të Romës dhe kemi marrëdhënie të mrekullueshme. Me kalimin e viteve, Instituti Bullgar i Kulturës ka krijuar miqësi me vende të ndryshme të njohura në Itali, falë të cilave ne bëjmë turne shumë të suksesshëm.Për shembull, kur mbaron kursi ynë i këndimit në opera, përveç Romës, ku studentët tanë japin koncerte, shkojmë edhe në Buggiano Castello, ku jetoi për shumë vite Boris Hristov. Aty e adhurojnë dhe ende flasin për të, ka edhe një pllakë përkujtimore kushtuar atij. Në shesh bëjmë shfaqje, pastaj shkojmë në Belluno, ku vitet e fundit këngëtarët tanë të operës kanë dhënë koncerte të jashtëzakonshme”, shton Zhana Jakovleva.
Foto: Veneta Nikollova, FB / IstitutoBulgaroDiCultura
Foto: Veneta Nikollova, FB / IstitutoBulgaroDiCultura
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..