Për më shumë se 20 vjet në qytetin Montana, ka një traditë më 6 janar. Njerëzit   shkojnë në Parkun “Montanenzium”, ku  ekziston një liqen artificial, i përshtatshëm për kryerjen e ritualit ortodoks  të quajtur "Shpëtimi i Kryqit të Shenjtë" Ditën e Theofanisë. Të  pasionuarit për t'u zhytur në ujërat e akullta të liqenit të parkut zakonisht  nuk janë më shumë se 20 banorë të qytetit. Këtë vit, megjithatë, rituali kishtar  do të tërheqë shumë më tepër adhurues të traditës nga Veriperëndimi. Ritit të  shenjtërimit të ujit dhe shpëtimit të Kryqit të Zotit në Montana i shtohet një  element i ri popullor, pikërisht një valle mashkullore, si ajo që tërheq shumë  mysafirë çdo vit në qytetin malor Kalofer.
Kryqi në Montana do të  hidhet në ujërat e akullta të lumit Ogosta, i ciliprej kohe është një emblemë për  vendasit. Ajo është gjithashtu e përgatitur për të "pritur"  guximtarët në Ditën e Bekimit të Ujit. Iniciativa për vallen e burrave Ditën e Theofanisë  i përket Shoqatës "Fillimi i ri BG 2020" dhe grupit të vallëzimit  "Radost" - sqaron për Radio Bullgarinë Neli Vasileva, kryeeksperte në  Komunën e Montanës. Ajo sqaroi se ideja e valles mbështetet nga Bashkia dhe  Mitropolia e Vidinit:

"Lumi është i sigurt, vendi për vallen u zgjodh me kujdes. U caktua që burrat të hedhin vallen e tyre më 6 janar pranë Urës së Këmbësorëve mbi lumin Ogosta. Aty pranë ka edhe një livadhe të madhe, ku njerëzit mund të mblidhen dhe festa të vazhdojë. Rituali i Bekimit të Madh të Ujit do të kryhet nga Arkimandriti Antim dhe priftërinj nga qyteti Montana. Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në ritualin e shpëtimit të Kryqit, fillimisht do të puthin atë, do të spërkatet me ujë të shenjtëruar dhe vetëm atëherë do të hidhen në lumë. Ai që kap simbolin e shenjtë do të marrë gjithashtu një shpërblim monetar nga bashkia dhe do të udhëheqë vallen, e cila më pas do të dridhet nën shoqërimin e një bande tunxhi. Meqenëse jemi në Veriperëndim, festa nuk mund të kalojë pa muzikë frymore. Përveç kësaj, burrat që kërcejnë në lumë do të mbajnë me vete një flamur kombëtar prej dhjetë metrash.”
Numri i guximtarëve që dëshirojnë të hidhen në ujërat e akullta të lumit do të bëhet i qartë pak para kryerjes së ritualit, por të paktën 20 persona nga formacioni i kërcimit tashmë shprehën dëshirën për të marrë pjesë. Një tjetër kërkesë e veçantë këtë vit është që të gjithë ata që do të kërcejnë për Kryqin Ditën e Bekimit të Ujit në Montana të jenë të veshur me kostume kombëtare ose të paktën të kenë një element të kostumit, si brez, jelek apo thjesht një këmishë. Sipas priftërinjve kështu besimtarët do të duken më mirë kur kryejnë ritualin. “Vallja e meshkujve nuk është tipike për rajonin tonë. Një traditë e tillë nuk ka ekzistuar kurrë dhe prandaj deri më tani nuk ka pasur vallëzim të ngjashëm meshkujsh në Montana”, tha në përfundim Neli Vasileva.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: montana.bg, rmtv.bg
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..