Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, në vitin 2023 investimet e huaja direkte në vend do të jenë mbi 7 miliardë leva (mbi 3,5 miliardë euro), tha sot në Varna ministrja e inovacionit dhe zhvillimit Milena Stojçeva, cituar nga BTA. Certifikatat e lëshuara nga ministria për projekte investimi janë mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), dhe pritet që përmes tyre të krijohen mbi 2300 vende pune.
Interesat e investitorëve janë në fusha të ndryshme, ndër to janë elektromobiliteti, komponentët elektrikë, softueri, bioteknologjia, bioekonomia, mikroelektronika, mekatronika. Sipas Stojçevës, për vendin tonë janë të interesuar investitorë nga e gjithë Evropa, Azia, Turqia dhe SHBA.Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..
Perandoria Qiellore, "fabrika e botës" - kjo është Kina, ekonomia e dytë më e madhe në shkallë globale. Vendi aziatik po punon në mënyrë aktive për të zgjeruar ndikimin e tij ekonomik në të gjithë botën dhe apoteoza e këtyre përpjekjeve është..
Tarifat e vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump në SHBA mbi mallrat evropiane do të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në eksportet bullgare. Efekti i drejtpërdrejtë i llogaritur nga Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë..